Presidenti Begaj uron besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës: Gëzim dhe shpresë! Shënon një nisje të re

119
Sigal

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë që sot festojnë Pashkët.

Në një urim në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit thotë se kjo është një festë që sjell rigjallërimin e jetës, gëzim e shpresë dhe shënon një nisje te re.

“Gëzuar Pashkën për të gjithë besimtarët ortodoksë! Kjo festë e shenjtë sjell rigjallërimin e jetës, gëzim e shpresë dhe shënon një nisje te re! Qoftë ajo e bekuar për të gjithë shqiptarët!”, shkruan Presidenti Begaj.

Begaj uron besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës: