Dybala te Inter? Ja se si shprehet drejtori sportiv i zikaltërve

187
Sigal

“Shpresoj që të luajë me ne sezonin tjetër”. Kështu i është përgjigjur drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta, gazetarëve kur u pyet për transferimin e mundshëm të Dybala.

Futbollisti argjentinas la Juventusin pas përfundimit të kontratës, teksa akoma nuk ka zgjedhur destinacionin e ardhshëm.

Një nga mundësitë është edhe ekipi zikaltër, për vetë faktin se aty ka disa shokë nga Argjentina, si Lautaro, apo edhe Correa. Firma me sulmuesin anësor padyshim se do ishte një goditje e madhe në merkaton e Interit.