Risi në futboll, UEFA e bindur për të futur zëvendësimin e katërt në ndeshje

793
Vitet e fundit risi të reja në futboll i kanë ndryshuar fytyrën sportit më të dashur në botë, me “goal line technology” dhe “VAR”, por jo vetëm.
Së shpejti një ndryshim jo i vogël pritet të implementohet të paktën në të gjithë kompeticionet e organizuar nga institucioni më i lartë drejtues në Europë. Sipas raportimeve UEFA pritet të miratojë zëvendësimin e katërt në të gjitha ndeshjet e organizuara prej saj.
Pas testeve të kryera në Kampionatin e Femrave U-19 në vitin 2016 (në Gjermani) dhe 2017 (Gjeorgji), në Europianin e Femrave 2016 (Sllovaki) dhe 2017 (Irlanda Veriore), si dhe në Kampionatin Europian U-21, viti 2017 (Polonia) për meshkuj, UEFA duket e vendosur për të futur zëvendësimin e katërt në mënyrë përfundimtare, siç diskutohet nga Ekzekutivi, i mbledhur të dielën pasdite, në Bratislavë.
Një temë tjetër që bëri përshtypje në diskutimet e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ishte shqetësimi i Ceferin për dhunën e ushtruar të ultrasve, duke marrë shkas nga ngjarja e Bilbaos ku një polic humbi jetën. Presidenti i UEFA-s ka kërkuar bashkëpunimin maksimal të politikanëve në të gjithë vendet europiane.
Sigal