‘Deti’/ Meta i përgjigjet ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias

150
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, i cili u shpreh për mediat greke se kreu i shtetit shqiptar nuk ka dhënë autorizim për dërgimin e çështjes në Gjykatën e Hagës. 

“Asnjë kërkesë për autorizim nuk u paraqit nga kryeministri”, u përgjigj Ilir Meta.

“Në datë 23 maj, javën e kaluar, ministri grek ka vizituar Shqipërinë, duke u takuar me ministren e jashtme dhe kryeministrin. Nga pala greke nuk është kërkuar asnjë takim i ministrit Dendias me Presidentin. Ministri Dendias ndër të tjera është shprehur se u ra dakord që t’ia referojmë çështjen tonë Gjykatës në Hagë. Kjo nuk ka ndodhur, tha ministri Dendias, pasi Presidenti nuk i ka dhënë autorizimin përkatës. Kjo do ndodhë pas 2-3 muajsh kur të zgjidhet Presidenti i ri. Dua të sqaroj se ministri i Jashtëm, zoti Bushati, përmes kërkesës, 13 shkurt 2018, paraqiti kërkesën për krijimin e grupit negociator. Pas paraqitjes së informacionit shtesë nga ministri i jashtëm, Presidenti përmes aktit. Autorizoi ministrin e Jashtëm që sipas kritereve, të lëshojë plotfuqinë për projektmarrëveshjen. Saktësimin e vijës delimituese. Delimitimin e Shelfit Continental. Grupi negociator i Shqipërisë, është pajisur me autorizim, për të arritur një marrëveshje për përkufizimin e zonave detare. Përpos detyrave të tjera, vetëm grupi negociator është autoriteti i vetëm”.