Dy mundësi për 6 pikë, Shehi kërkon triumfin ndaj Apolonisë dhe Skënderbeut

Orges Shehi dhe Tirana kanë dy mundësi të arta që të marrin gjashtë pikë. Si fillim bardheblutë do të luajnë me Apoloninë në Fier ditën e diel ku Shehi do të debutojë si trajner.

Duhet të marrë tre pikë me detyrim. Më pas është Skënderbeu në shtëpi. Një e kaluar e Shehit që duhet kapërcyer. Nëse Shehi merr gjashtë pikë me dy skuadrat e fundtabelës, mund të themi se mund të marrë frymë lirisht dhe në ndeshjen e tretë si bardheblu të sfidojë Kukësin që sezonin e shkuar u drejtua nga durrsaku.

NOA