Ja cilat janë simptomat e variantit mutant B.1.1.7

239
Sigal

Varianti i koronavirusit B.1.1.7 u zbulua për herë të parë në shtator 2020 në Angli. Që prej atëherë është shpërndarë në mbarë globin. Mutacioni është më ngjitës se varianti që është shpërndarë në Europë për një vit.

Simptomat po ashtu janë ndryshe, sikundër tregon një studim i fundit.

Zyra për Statistikat Kombëtare Britanike ka kryer një studim me personat e infektuar mes nëntorit dhe janarit.

Rezultati: kolla, dhimbjet e fytit, lodhja, dhimbjet e muskujve dhe temperatura janë më të shpeshta me variantin e ri se të vjetrin.

Por humbja e shijes dhe nuhatjes ndodhin më pak me variantin B.1.1.7.

Vështirësitë në frymëmarrje dhe dhimja e kokës janë të zakonshme. Edhe simptomat si përzierje në stomak dhe diarre nuk janë të ndryshme.

Varianti i ri është më infektues se i pari dhe nuk është studiuar plotësisht.

Ai është shfaqur në 60 vende. Virusi mutant ka 17 ndryshime gjenetike.

Mendohet se është të paktën 30 deri në 50 përqind më infektues. Mes shkencëtarëve nuk ka akoma një akord nëse është edhe më vdekjeprurës.