Kjo foto ka mbledhur 1.8 milionë dollarë

151
Sigal

Kjo fotografi e senatorit amerikan Bernie Sanders është bërë virale në internet prej disa ditësh. I ulur në një karrige, duke mbajtur maskën anti-covid dhe me dorashkat e tij të veçanta, kjo foto është bërë gjatë ceremonisë së betimit të Joe Biden që mori detyrën si President i SHBA më 20 Janar.

Fotografi që e ka shkrepur, Brendan Smialowski nga AFP, ka frymëzuar mijëra fotomontazhe në internet në të gjithë botën.

“Kur bëra foton dukej si një moment i këndshëm. Megjithëse nuk pres kurrë dhe as nuk kërkoj që puna ime të bëhet virale ose të kthehet në meme. Fotomontazhi nuk më befasoi, sepse përdoruesit e rrjeteve sociale janë bërë të paparashikueshëm”, ka thënë fotoreporteri i AFP.

Fotografia e Bernie Sanders e shpërndarë gjithandej ka grumbulluar 1.8 milionë dollarë nga shitjet që ka patur. Senatori amerikan vendosi që të shfrytëzonte të gjithë “zhurmën” që krijoi fotografia e tij dhe brenda 5 ditësh mblodhi këtë shumë parash, të cilën e ka dhuruar për bamirësi në Vermont, shtetin që ai përfaqëson në Senat.

“Gruaja ime dhe unë jemi të impresionuar nga krijimtaria që kanë treguar kaq shumë njerëz, dhe jam i kënaqur që mund të ndihmoj banorët në nevojë të Vermontit”, ka thënë senatori Sanders.