Dy mijë forca policore në ‘Elbasan Arena’

431
Sigal

Dy mijë (2000) forca
policore janë angazhuar për rendin dhe sigurinë në ndeshjen e sotme mes
Shqipërisë dhe Izraelit që luhet në ‘Elbasan Arena’ në orën 20:45.

Policë të shumtë nga e
gjithë Shqipëria do të jenë në zonat përreth stadiumit, në kuadër të masave të
përforcuara.

Drejtoria e Policisë së
Vlorës, drejtoria e Policisë së Shkodrës, drejtoria e Policisë së Korçës dhe
drejtoria e Policisë së Beratit janë të dislokuara në terren.

Situatën nga afër e
ndjekin edhe drejtuesit më të lartë të policisë, Haki Çako dhe zëvendësi i tij
Rebani Jaupaj. Masat e larta janë ndërmarrë pas informacioneve se disa
ekstremistë do të sulmonin me tritol ekipin izraelit.