Dy klube shqiptare do të përfitojnë nga shitja e Uzunit te Granada

251
Sigal

jen hapi i madh i rëndësishëm në karrierën e Myrto Uzunit.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare është një hap larg firmës në një nga kampionatet më të rëndësishme të Europës, La Liga, pasi ka marrë një ofertë të parefuzueshme nga një nga klubet e elitës atje, Granada.

Nga ky transferim përfitojnë edhe klubet shqiptare, Apolonia dhe Laçi, ekipet që e kanë pasur futbollistin pjesë të tyre deri në moshën 23 vjeç.

Ato do të arkëtojnë 3% të vlerës së transferimit të kartonit, që i bie diku te rreth 90 mijë euro secila, ndërsa në arkat e Ferencvaroshit spanjollët e Granadës pritet të derdhin një shifër mes 3 deri në 3.5 milionë euro.

Në La Liga Uzuni do të zgjerojë hartën e legjionarëve shqiptarë, ku militojnë dhe Keidi Bare (Espanjoli) dhe Ivan Balliu (Rajo Vajekano).