Guardiola ëndërron të drejtojë ekipin e Brazilit

473
Ish-portieri i Santosit dhe Romës, Julio Sergio ka zbuluar se trajneri i Bayernit, Pep Guardiola i ka thënë atij se do të bëhej trajner i Brazilit pa menduar dy herë. Guardiola ëndërron që të bëhet trajner i Brazilit, gjithnjë sipas fjalëve të thëna nga ish-portieri i Santos dhe Romës, Julio Sergio. 
“Guardiola më ka thënë mua se ëndërron që të bëhet trajner i brazilit, dhe do të pranonte ndonjë ftesë pa e menduar dy herë”, tha Julio Sergio, i cili ka punuar me Guardiolën te Bayerni më herët në këtë vit. 
“Ai më ka thënë se do dëshironte që të ishte trajner i Brazilit në vitin 2014, dhe më ka siguruar mua se nëse do të ishte trajner, dhe ta kishte Neymarin në skuadër, atëherë ata do të bëheshin kampion”, përfundoi Sergio deklaratën e tij për ESPN.
Sigal