Zjarr në fshatin Halil të Fushë-Krujës, digjen shkurre dhe pemë frutore, rrezikohen disa banesa

199
Sigal

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me shkurre, ferra e pemë frutore në afërsi të fshatit Halil të Fushë-Krujës.

Zjarri, që po favorizohet nga era, deri më tani ka djegur rreth 10 hektarë tokë.

Në afërsi të vatrës ndodhen edhe disa banesa që rrezikohen nga flakët.

Forcat zjarrfikëse të Krujës po mundohen të lokalizojnë flakët për të evituar që t’u afrohen më tej banesave.