Elona Guri i përgjigjet Gaz Bardhit: Shtëpia e Lirisë është një koalicion që i shpëton të gjithë, përfshirë edhe ata që strehohen tek Rama

260
Sigal

Ish-kandidatja për deputete Elona Guri i është ashpër përgjigjur me anmë të një statusi në Facebook Gazmend Bardhit pas reagimit të këtij të fundit ku sulmonte kualicionin mes LSI dhe Berishës.

Guri shkruan në rrjetin social:

Sekretari i Përgjithshëm i Kunat-Opozitës paska vjell vrerë furishëm kundër koalicionit të opozitës së vërtetë për zgjedhjet e 6 marsit.
E kuptojmë që ekzistenca e një opozite reale, cënon interesat financiarë që deputeti Basha dhe grupimi i tij përfiton nga shërbimi i verbër ndaj Edi Ramës.
Normal që Gaz Bardhi nuk ka lidhje me shtëpinë , se ka shkatërruar shtëpinë e të tjerëve…por, Shtëpia e Lirisë është një koalicion që i shpëton edhe ata vetë nga përgjegjësia, që të rreshtohen e streohen edhe zyrtarisht në shtëpinë e pushtetit të Edi Ramës.
NOA