Duka “qetëson” gazetarët: Uroj të jetë gjithmonë kështu, pa tonet e politikës

591
Nga Agron KAJA
FSHF/ Projekti “GROW“ çeli siparin dje në dy shkolla 9-vjeçare të Elbasanit, qindra fëmijë “pushtojnë” fushat e futbollit
Projekti “GROW”, një projekt shumë i rëndësishëm i FSHF-së në bashkëpunim me UEFA-n, Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, dje ka ngritur siparin në dy nga shkolla 9-vjeçare të Elbasanit, “Qamil Guranjaku” dhe “Sule Harri”. Këtu u bë promovimi i këtij projekti, një angazhim i FSHF-së për futbollin në shkolla, për fëmijët, në mënyrë që të jenë sa më afër me këtë sport. Ky start mblodhi dje në këto dy shkolla qindra fëmijë, trajnerë e prindër, dhe në ceremoni morën pjesë e zëvendësministri i Sporteve, Kostandin Shkurti, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, si dhe drejtues të pushtetit lokal në Elbasan. Nga dita e hënë, në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ky projekt do të implementohet në shkolla 9-vjeçare publike. Gjatë veprimtarisë, Presidentin aktual të FSHF-së u munduan ta zinin në befasi pyetjet e gazetarëve, të cilat ai i kaloi me kulturë e sportivitet.
Si ndjeheni në këtë projekt, ku FSHF-ja është bashkë me Ministrinë?
Jam shumë i lumtur sot (dje) në këtë ditë shumë të rëndësishme, aq më shumë me praninë e fëmijëve, këtu në Elbasan ne po shpallim projektin “GROW”, në bashkëpunim të ngushtë me UEFA-n si me Ministrinë e Arsimit. Ndjehemi të respektuar për pjesëmarrjen e zëvendësministrit në këtë ceremoni.

Çfarë përmban ky projekt që e startuat pikërisht në Elbasan?
Ky është një projekt shumë ambicioz, për t’i dhënë sa më shumë mbështetje pasionit dhe ëndrrës së fëmijëve për futbollin. Ai do të shtrihet në të gjithë vendin tonë, natyrisht edhe në partneritet me Ministrinë e Arsimit, ku një orë e edukimit fizik në javë do të jetë e futbollit dhe e fëmijëve që vrapojnë pas kësaj loje magjike.

Është ky projekt pjesë e fushatës suaj për postin e Presidentit në FSHF?
Absolutisht jo. Ne si institucion e kemi prioritet absolut futbollin e fëmijëve, dhe do të vazhdojmë të jemi pranë tyre me nisma e projekte të vazhdueshme. E ripërsëris: ndihem shumë i lumtur që ndodhem sot mes këtyre fëmijëve, dhe po kaq i predispozuar që të mbështesim, përkrahim dhe inkurajojmë pasionin e tyre.

Ndoshta nga ky projekt, mendoni të “shënoni” golin e pestë?
Unë shënova shumë gola, dhe besoj se me gjithë këta fëmijë të mrekullueshëm këtu në një ditë si në pranverë, nuk besoj se futbolli mund të bëjë gol më të bukur se kaq. Uroj që futbolli të jetë gjithmonë kështu, dhe gjithmonë të jetë argëtues ashtu siç është misioni i tij.

Duke qenë kandidat për postin e Presidentit të FSHF-së, prisni gol në Asamblenë e 7 shkurtit?
Të gjithë e dinë se golat janë të rëndësishëm për lojën, por në këtë rast, rëndësi ka të vazhdojnë projektet, në mënyrë që fëmijët t’i gëzohen lojës. Nga ana tjetër, rëndësi ka që këto projekte të vazhdojnë, me një start të tillë si këtu në Elbasan.

Si do të ndjeheshit ju, nëse nuk do të jeni në krye të FSHF-së për të vazhduar këto projekte?
Se cili do ti vazhdojë projektet, është është familja e futbollit ajo që do vendosë. Ne projektet i kemi bërë bashkërisht, dhe kam dëshirë t’i vazhdojmë bashkë. Për këtë jam besimplotë, sepse e njoh mirë rrugën që familja e futbollit kërkon për vazhdimësinë.

Fushata për zgjedhjet e kreut të FSHF-së këtë herë duken si të politizuara, pse sipas jush?

Të vjen keq që është politizuar shumë çështja e zgjedhjeve për federatën?
Unë asnjëherë nuk kam qenë pjesë e politikës, njëherësh kam qenë e jam larg atyre ekstremizmave politikë. Kjo duhet të mbetet garë sportive, ndaj dhe unë kam kërkuar që kështu të mbetet, të mos fusim tonet e politikës.

E dini që ka një kandidat rival me ju, pikërisht nga qyteti i Elbasanit?
Me zotërinë nuk kam asnjë ndonjë njohje personale, vetëm e kam ndjekur nga media. Mendoj se është një konkurrent, sikundër unë dhe ai tjetri.
Projekti “GROW”, një projekt shumë i rëndësishëm i FSHF-së në bashkëpunim me UEFA-n, Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Janë mbi 700 shkolla në gjithë Shqipërinë, që duke filluar nga ky muaj, në bazë marrëveshjes të firmosur midis FSHF-së dhe Ministrisë përkatëse, 1 orë në javë, në orën e edukimit fizik, do të aplikojnë orën e futbollit
1 projekt
“CROW” është projekti i UEFA që i ka deleguar FSHF-së, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit e Sportit
1 orë
Nga ky projekt që u prezantua dje, nxënësit e shkollave 9-vjeçare do të kenë në program 1 orë mësim futbolli në javë
Sigal