Ibrahimovic nis aventurën me PSG

1144
Sigal

Sulmuesi i klubit francez Zlatan Ibrahimovic do të bëhet lojtari me pagën më të lartë në Evropë

Zlatan Ibrahimovic është zyrtarisht një lojtar i PSG-së. Sulmuesi suedez te klubi francez do të përfitojë nga 14.5 milionë euro në sezon, që e bën futbollistin me pagë më të lartë në Europë. Agjenti i tij, Mino Raiola, është duke punuar për detajet e kontratës, ku Ibra do të hedh firmën. Siç raporton tabloidi ‘L’Equipe’, Mino Raiola është duke zhvilluar diskutimet e fundit me Leonardon. Ndërkohë ditën e sotme pritet të mbërrijë në Paris edhe Ibrahimovic, për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore. Akordi është arritur për një shifër më të lartë se sa 12.5 milionë euro në vit, plus bonuset, të cilat shkojnë deri 14.5 milionë. Ndërkohë Operacioni i Paris SG, me transferimin e Zlatan Ibrahimovic pas asaj të Thiago Silvës u shndërrua në çështjen e ditës në Parlamentin Francez. Socialistët e Hollande kanë nisur debatin për reformimin e sistemit fiskal, rasti Ibra është ilustruar prej deputetëve në shumicë si shembulli më i mirë i asaj që nuk duhet të jetë Franca e së ardhmes. Në fakt, klubi parizien është vendosur në qendër të kritikave, që në një kohë të vështirë për shumë francezë, ka shpenzuar 173 milionë euro në vetëm një vit për blerje, me pagat e formacionit titullar që kalojnë 58 milionë euro. Kjo do të thotë se arkat e Paris SG janë në defiçit të thellë, por sheikët që kanë marrë klubin në pronësi mbulojnë humbjet, përtej të gjitha normave rreth “fair-play” financiar. Për këtë arsye, rasti i Ibrës është sjellë në Parlament për të ilustruar ajo që politika e Hollande dëshiron të arrijë, taksa deri në 75% për fitimin e të gjithë atyre që arkëtojnë në vit mbi një milionë euro, duke lehtësuar kështu xhepat e qytetarëve të thjeshtë. Ndërkohë, nëse sulmuesi suedez do të transferohet përfundimisht tek Paris SG, duke pranuar pagën prej 14,5 milionë euro, ai do të shndërrohet në futbollistin e tretë me rrogën më të lartë, pas Eto’o që fiton 20 milionë euro tek Anzhi në Rusi dhe Drogba, paga e të cilit në Shanghai është prej 15 milionë eurosh.

Som

Akordi është arritur për një shifër më të lartë se sa 12.5 milionë euro në vit, plus bonuset, të cilat shkojnë deri 14.5 milionë euro. Agjenti i tij, Mino Raiola, është duke punuar për detajet e kontratës, ku Ibrahimovic do të hedh firmën

Alonso, ëndrra e Milanit

Milani do të kërkojë të bëjë blerje të rëndësishme në merkaton e transferimeve. Prej javësh në dëshirat e kuqezinjve është shfaqur emri i Xabi Alonsos nga Reali i Madridit, ndërkohë që vazhdon puna për Lasana Diarra. Zv/presidentit të Milanit, Adriano Galiani, i lindi ideja për të tentuar blerjen e mesfushorit të përfaqësueses spanjolle nga fakti se Reali i Madridit është shumë pranë marrëveshjes me Totenhamin për Luka Modric dhe ardhja e kroatit mund të ngushtojë hapësirat për Alonson. Gjithsesi, detyra e galianit për të bindur drejtuesit e Realit të Madridit për të lejuar transferimin e 31-vjeçarit në Milanelo nuk do të jetë e lehtë dhe pengesa kryesore në tratativa është vlera e kartonit të futbollistit, e cila sipas klubit spanjoll është 40 milionë Euro. Më të lehta duken tratativat për Lasana Diarra. Ky i fundit ka një kontratë me kampionët e Spanjës deri në vitin 2013 dhe nuk ka ndërmend ta rinovojë atë. Kjo do të thotë që mundësitë e Milanit për të arritur një marrëveshje për futbollistin janë të mëdha. Paga aktuale e Diarra është 4.5 milionë euro në sezon, ndërkohë që te Milani kufiri maksimal është 4 milionë euro në sezon. Kuqezinjtë mendojnë të përforcojnë edhe repartin e mbrojtjes dhe emri më i përfolur së fundmi është ai i Rolandos nga Porto. Bisedimet mes drejtuesve të 2 klubeve kanë nisur dhe Milani e ka bërë gati ofertën e tij 8 milionë euro së bashku me kartonin e Didak Vila’.

Kaka drejt largimit nga Reali

Aventurës së Ricardo Kaka tek Reali i Madridit duket se po i vjen fundi. Sipas të përditshmes “Il Mundo Deportivo”, presidenti i “Los Blancos” Florentino Perez, është i gatshëm të nxjerrë në merkato mesfushorin brazilian, i cili u transferua me shumë bujë në Madridit në vitin 2009 për një shumë prej 65 milionë eurosh. Opsioni i parë për Kaka është një kthim i mundshëm në Milano, me klubin që fitoi Champios League në vitin 2008. Megjithatë pengesat janë jo të vogla. Kostoja e kartonit të brazilianit është e lartë dhe gjithashtu kuqezinjtë në këto momente nuk mund t’i garantojnë rrogën që merr tek Reali. Ndërkohë  Iker Casillas , i ndodhur në Venezuelë foli për suksesin e arritur nga përfaqësuesja e tij në vitet e fundit. Portieri 31-vjeçar tha se gjithçka është fryt i një pune shumë vjeçare. “Nuk është vetëm puna e 4 viteve të fundit. Kemi 13 vjet që përgatiteshim për këtë gjë. Mësuam nga gabimet tona dhe në 2008 historia ndryshoi. Gjithashtu mund të them se i sollëm gëzim të gjithë vendit, që në këto momente po kalon një gjendje të vështirë.”- theksoi lojtari i Realit të Madridit.

Maradona pretendon 17 milionë euro

Legjenda argjentinase i hap luftë arabëve të Al Uasl

Prioriteti i tij mbetet që t’i kthehet punës si trajner në Dubai. Megjithatë, nëse kjo nuk do të jetë e mundur që të realizohet, Diego Armando Maradona nuk ka ndërmend të bëjë ulje. Sipas të përditshmes spanjolle, “Marca”, legjenda argjentinase i ka kërkuar drejtuesve të klubit Al Uasl thuajse 17 milionë euro dëmshpërblim për shkarkimin nga detyra. Pibe de Oro nuk e ka pritur mirë vendimin e klubit nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe 17 milionë eurot që ai pretendon, janë ekuivalenti i gjysmës së shifrës që ai do të përfitonte nga kontrata që ka me skuadrën deri në vitin 2013. Gjithsesi, Maradona ka lënë të nënkuptohet se ka ndërmend që të ulet për të negociuar me klubin për tu rikthyer në krye të stolit, edhe pse sinjalet nga krerët e Al Uasl nuk duken pozitive. Pavarësisht shifrës së lartë të pretenduar nga ish-trajneri i përfaqësueses së Argjentinës, arabët janë të gatshëm t’i paguajnë vetëm tre milionë euro, shifër e cila përkon me dy muaj rrogë të Maradonës. Ndërkohë, ata janë të gatshëm t’i ofrojnë 51-vjeçarit edhe një post honorifik në klub, si konsulent ose si ambasador i Al Uasl, rol të cilin e ka edhe Fabio Kanavaro te Al Alhi.

Tenis

Federer vendos rekord të ri

Roxher Federer me fitoren e turneut të Uimbëlldon, jo vetëm që arrin në kuotën e 17 titujve “Grand Slem”, por rimerr edhe vendin e parë në renditjen e përgjithshme të ATP duke vendosur një rekord të ri. Tenisti zviceran e mban këtë vend për 287 javë në total duke kaluar një legjendë të këtij sporti siç është amerikani Pit Sampras që qëndroi në krye të renditjes ATP për 286 javë, ndërkohë që më pas gjenden Ivan Lendl me 270 javë e Xhimi Konors me 268. “Jam shumë i kënaqur që theva rekordin e Sampras”-deklaroi Federer-“ai ka qenë idhulli im kur isha fëmijë”. Tani Federer, ka si objektiv fitoren e medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Londrës dhe më pas të thyejë edhe rekordin e Agasit, të bëhet tenisti më i vjetër në moshë në krye të renditjes së ATP. Tenisti amerikan e vendosi këtë rekord në vitin 2003 kur ishte në vendin e parë në moshën 33-vjeçare.