Sigal

Dueli Juventus-Inter është kthyer në një klasike të futbollit italian dhe kjo fundjavë mund të jetë e zjarrtë në Seria A, pasi të premten mbrëma përplasen mes tyre dy rivalët historik.

Shkallët e “Juventus Stadium” pritet të jenë të tejmbushura, ndërsa personalitete të sportit pritet që të jenë të shumtë. Një prej tyre mund të jetë edhe ish-drejtori i përgjithshëm te bardhezinjtë, Giuseppe Marotta. 61 vjeçari u la i lirë nga Juventus në mes të muajit tetor dhe përflitet se do të marrë një pozicion drejtues te zikaltërit. Por pyetjes nëse Marotta do ta ndjek nga afër këtë sfidë, ai ka lënë gjithçka të hapur.

“A do të jem në Inter Juventus? Do të shohim…”-tha Marotta për ANSA.

Marotta pritet të emërohet si drejtor i përgjithshëm ose drejtor teknik te zikaltërit para vitit të ri.