Sigal

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Brahimllari, ka qenë sërish mbrëmjen e sotme në krahë të protestuesve tek Unaza e re, të cilët kërkojnë dëmshpërblim të plotë për pronat e tyre.

Në një prononcim për mediat, Brahimllari deklaroi se i gjithë ky projekt është abuziv dhe se kryeministri Rama nuk u shërben më qytetarëve por krimit dhe oligarkëve.

‘Kemi kërkuar informacion nga institucionet mbi projektin. Meqënëse qeveria heziton të sqarojë qytetarët,  kemi kërkuar informacion zyrtar. Edi Rama i fokusuar tek vjedhja dhe korrupsioni. Ky kryeministër nuk i shërben qytetarëve, por oligarkisë dhe krimit.  Edi Rama  është një kryeministër hajdut që drejton një qeveri hajdute’, deklaroi Brahimllari.