“Jam akoma me perdet e kohës së Enverit, kurse Rama më ka futur në Listën e Zezë”

658
Lista e Zezë e publikuar dy ditë më parë nga kryeministri Edi Rama vijon ende të prodhojë skandale, teksa kësaj here një reagim i ashpër ka ardhur nga një grua.
Ish volejbollistja kampione e skuadrës së “Dinamos” Mimoza Ibrahimi e ka gjetur emrin e saj në Listën e Zezë të kryeministrit, e publikuar në bazë të komenteve të qytetarëve për persona që kanë abuzuar me detyrën e tyre.
Sktualisht, Mimoza është pedagoge e edukimit fizik në Akademinë e Rendit dhe shprehet mjaft e indinjuar nga fakti se emri i saj ndodhet në këtë listë.
Në një intervistë për gazetën Panorama, Mimoza tregon se në shtëpinë e saj ajo ka ende perdet e kohës së Enver Hoxhës dhe se fillimisht e kishte marrë me sportivitet, por më pas…
Ja se çfarë thotë ish volejbollistja:
“Fillimisht e mora pak si me sportivitet, por kur filluan telefonatat nga të katër anët e botës, pasi të njohurit e mi kishin lexuar në “Facebook”, por dhe në media, atëherë u shqetësova dhe e pashë situatën shumë të rëndë”- thotë ajo.
“Unë kam në shtëpi akoma perdet e kohës së Enverit. Unë vajta dhe te drejtori dhe i kërkova që të dalë dikush në emër të institucionit tonë që të thotë të vërtetën dhe të mos ua lëmë këtë punë portaleve. I thashë ose merrni masë ndaj meje, ose mbani qëndrim ndaj kësaj njollosjeje”- thotë Mimoza.
Sigal