Dritan Mehmeti: S’mendoj fare për 4-shen, Dinamo me mua ka golavarazh fantastik

18
Sigal

Dinamo fitoi ‘finalen’ e prapambetur teksa mposhti Skënderbeun në Korçë.

“Blutë” marrin 3 pikë të arta dhe parakalojnë Tiranën në renditje duke i marrë vendin e 4-të të Final Four.

Pas ndeshjes, trajneri Dritan Mehmeti dha prononcimin e tij për media.

“Se mendoj fare katërshen, shohim ndeshjet javë pas jave. Ishte një fitore karakteri sot dhe kjo më intereson pasi jemi në një moment deliakt kampionati. Pikët janë etike, duhet të jemi në ekuilibër për të menaxhuar ndeshjen e rradhës.

Duke parë që Skënderbeu luante me topa të thellë dhe kërkonte sulmuesit ne provuam një bllok të mesëm për të patur epërsi territoriale. Duhet të ishim më të kujdesshëm te pasi i parë dhe i dytë. Kundërshtari kërkonte sulmin me top të gjatë ndaj ishte e vështirë të futeshim në lojë.

Pse se përmendni fjalën Final Four? Besimi te lojtarët është një meritë e tyre pasi kanë treguar forcë karakteri. Ata janë aktorët që japin gjithçka në fushë. Besimi vjen dita ditës por duhet të rrime me këmbë në tokë pasi me një humbje mund të shkojmë aty ku ishim.

Publiku dhe tifozët e Dinamos kërkojnë ta shohin sa më lart Dinamon, por klubi ka patur tranzicion së fundmi. Duhet të respektojmë veten dhe të mendojmë për javën që vjen e jo fundin e kampionatit.

Faza difensive, që kur kam marrë skuadrën kam pësuar vetëm 15 gola dhe kam shënuar 26 gola, golavarazh fantastik. Kam parë që kemi patur probleme në fazën defansive në ndeshje të veçanta. Ka dhe kundërshtarë që na kanë ç’ekuilibruar, por ne duhet t’i përgjigjemni njëjtë çdo kundërshtari. Ekipi tani ka filluar të automatizojë veprimet, do kohën e vet por duhet të përmirësohemi sa më shumë. Nga mbrojtja fillon një skuadër e mirë”, tha Mehmeti.