Sigal

Sot është zyrtarisht dita e lamtumirave te skuadra e Juventusit, pasi 30 qershori përkon me fundin e kontratës së disa lojtarëve që do të largohen nga bardhezinjtë.

Mbi të gjithë spikat Gianluigi Buffon, kapiteni legjendar i kampionëve të Italisë, që pas 17 sezonesh do të largohet (destinacioni PSG).

Në një letër të hapur drejtuar tifozëve të Juventusit, portieri ka shkruar fjalë drithëruese dhe mjaft emocionuese.

“Të dashur juventinë, sot është dita ime e fundit si lojtar i kësaj skuadre. Janë 17 vite që kam kaluar si juventin, 17 vite me miq,. shokë skuadre, mes lotëve të gëzimit të fitores apo të humbjes. kam fituar shumë trofe, janë thënë shumë fjalë, kemi qenë të zhgënjyer, të lumtur dhe kemi përjetuar së bashku shu7më emocione. Nuk do të harroj asgjë, do t’i marr me vete të gjitha këto emocione”, tha portieri Gigi Buffon.