Dinamo-Kukësi/ Dy gola për 2 minuta, nis me spektakël sfida në “Niko Dovana” (Video)

36
Sigal

Dinamo ka kaluar në avantazh përballë Kukësit në sfidën që po luhet në kuadër të javës së 21-të të Kategorisë Superiore.

Kanë qenë dy gola të shpejtë që i kanë dhënë avantazhin e dyfishtë kryeqytetasve në minutat 11’ dhe 13’.

Fillimisht golin e parë të takimit e realizoi Lorenco Vila. Denison merr bukur një top dhe pason për Vilën, i cili me portën e bopshatisur nuk gabon.

Mirëpo nuk mbaron me kaq pasi vetëm 2 minuta më vonë, Denison dërgon topin në rrjetë për të dyfishuar shifrat. Mesfushori brazilian përfiton nga një gabim në mbrojtje dhe më pas nuk fal ndaj portierit Angelo Tafas.

GOLI I PARE I DINAMOS

GOLI I DYTE I DINAMOS