Dhimitër Xhambazi: Ndeshjet e prapambetura e humbasin ritmin e garës

41

SUPERIORE/ Mjeshtri i futbollit korçar, Dhimitër Xhambazi, i analizon tetë javët si interesante

Agron Kaja
Sigal

Agron KAJA

“Ndeshjet e prapambetura janë zhvendosur për arsye të ndryshme, por kështu e humbasin ritmin e garës. Nga njëherë është edhe si detyrim që të shtrëngohen skuadrat me ngjeshje e shpërndarje të tilla nga java në javë”

Dje, Abissnet Superiore mbylli ndeshjet e javës së tetë, të cilat u shtrinë në tri ditë të zhvillimit të tyre. Me rezultate që edhe nuk priteshin, apo edhe me gola të shumtë, ndoshta kjo ishte pasqyra e kësaj jave, ndërsa specialist i futbollit Dhimitër Xhambazi, një prej më të mëdhenjve në historinë e Skënderbeut, thekson se duhet të luhen sa më shpejt të gjitha ndeshjet e prapambetura. “Nga njëherë është edhe si detyrim që të shtrëngohen skuadrat me ngjeshje e shpërndarje të tilla në zhvillimin e ndeshjeve nga java në javë. Sepse do luhen 42 ndeshje e në momente të caktuara do ketë edhe të tilla shtrëngime. Për ndonjë skuadër edhe mund të mos ndikojë mirë, por mirë është që të mos kemi ndeshje të prapambetura pa u luajtur, kur mendojmë që edhe nga java e parë ka një të tillë. Ato janë zhvendosur për arsye të ndryshme, por unë mendoj se humbasin ritmin e garës, dhe skuadrave nuk i japin atë hijeshi sikundër do të ndodhte nëse ato do të luheshin në datat respektive”, kështu e nisi bisedën për “Telegraf”, Mjeshtri Xhambazi, i cili në analizën e tij për javën e 8-të të Abissnet Superiore, midis të tjerave theksoi se është shpejt të përcaktosh më të mirët dhe më të dobëtit. “Duke qenë se janë luajtur tetë javët e para të këtij kampionati dhe jemi një javë nga mbyllja e fazës së parë, unë mendoj se nuk e përcakton dot plotësisht se cila është skuadër më e mirë, apo më e dobët. Ndaj them se është ende herët për një përfundim teknik”. Por për ish-sulmuesin e Skënderbeut nuk kalon dot bisedën në tjetër moment, pasi ai ka merak humbjen e djeshme të Skënderbeut në Laç. “Skënderbeu është skuadër me lojtarë të rinj, 24.5 vjeç mesatarja e moshës, por edhe në eksperiancën e tyre në Superiore. Mendoj se dje në Laç nuk ishte për të humbur, sepse luajti në përgjithësi mirë, por nuk i shfrytëzoi si duhet rastet e krijuara, edhe pse mund të dilte si e barabartë nga fusha. Ndërsa si javë e 8-të, mendoj se kishte rezultate që edhe nuk priteshin, por skuadrat duhet të jenë të ndërgjegjshme se edhe befasitë janë pjesë e garës”. Duke qënë se këtë javë Kombëtarja luan një ndeshje vendimtare me Çekinë, Xhambazi uron fitoren, njëherësh edhe ka një kritikë. “Unë mendoj se në listën e Kombëtares duhet të kishte lojtarë nga Superiorja, edhe nëse ata nuk do të aktivizoheshin. Gjithsesi, uroj një fitore, që Europiani most ë mbetet ëndër”, ishte kjo biseda e Mjeshtrit të Merituar të Sportit, Dhimitër Xhambazi për gazetën “Telegraf”.

MARATONA E ELBASANIT

“Skampa 2023” bën bashkë 1600 shqiptarë dhe të huaj

Dita e djeshme në qytetin e Elbasanit ishte parashikuar edhe si një ditë pa makina, pasi u zhvillua mini-maratona ndërkombëtare “Skampa 2023”, ku 1600  garues  vendas dhe të huaj të grupmoshave të ndryshme, mjaft prej tyre edhe nga më të njohurit në garat kombëtare e ndërkombëtare. Në maratonën që u zhvillua për herë të parë në qytetin e Elbasanit, pjesëmarrësit ishin edhe nga Gjermania, Ukraina, Italia etj. Maratona u nda në 3 grupe garuesish ku grupi i parë pati sfidën e 20 kilometrave, grupi i dytë 10 kilometra dhe grupi i tretë atë të 5 kilometrave. Në përfundim të aktivitetit u ndanë edhe çmimet për fituesit.

“Botërori 2030”, më i gjati në histori!

Nuk kishte ndodhur herë tjetër kështu! FIFA konfirmoi vendet që do të organizojnë Botërorin 2030, ku Uruguaj, Argjentina dhe Paraguaj i janë bashkuar kandidaturës së Spanjës, Portugalisë dhe Marokut. Këto tri skuadrat e fundit do të luajnë ndeshjen e parë në territorin e tyre dhe më pas turneu do të kalojë në Evropë dhe Afrikë. Ky vendim i organit më të lartë të futbollit botëror është i ri, pasi është hera e parë që do të mbahet në tre kontinente. FIFA do ta shpallë zyrtarisht organizimin e Kupës së Botës 2030, në dhjetor 2024.

ABISSNET SUPERIORE

NDESHJET, JAVA 8

Të premten, 6 tetor 2023

Egnatia-Dinamo             3-0

Të shtunën, 7 tetor 2023

Vllaznia-Tirana              0-1

Të dielën, 8 tetor 2023

Laçi-Skënderbeu            2-0

Partizani-Kukësi             4-3

Teuta-Erzeni                  0-1

RENDITJA

Skuadrat             Nd     Pikë

1.Egnatia              8        16

2.Laçi                   8        13

3.Tirana                7        13

4.Skënderbeu        8        12

5.Partizani            6        11

6.Erzeni                8        11

7.Vllaznia             8        9

8.Teuta                 7        8

9.Dinamo City      8        7

10.Kukësi             8        7

 

KATEGORIA E PARË

NDESHJET, JAVA 7 

Të shtunën, 7 tetor 2023

Vora-Bylis                     2-3

Lushnja-Luzi2008          2-1

Apolonia-Tomori            4-1

Besa-Flamurtari              1-2

Të dielën, 8 tetor 2023

Kastrioti-Korabi             1-0

AF Elbasani-Burreli        2-0

RENDITJA

Skuadrat             Nd     Pikë

1.Bylis                  7        19

2.AF Elbasani       7        16

3.Apolonia            7        14

4.Vora                  7        12

5.Flamurtari          7        12

6.Tomori              7        9

7.Kastrioti            7        9

8.Korabi               7        8

9.Lushnja              7        7

10.Burreli             7        4

11.Besa                7        4

12.Luzi 2008        7        2

Kategoria e Parë përforcoi ekstremet në renditje

Ndeshjet e javës së shtatë të Kategorisë së Parë u mbyllën dje, ku AF Elbasani fitoi pastër 2-0 me Burrelin, ndërkohë që Kastrioti morri tri pikë ndaj Korabit vetëm me një gol. Në tërësi, në gjashtë ndeshje u shënuan 19 gola, një shifër e lartë kjo, ndërkohë që renditja mbeti e pa ndryshuar në dy ekstremet e saj, Bylisi kryesues dhe Luzi 2008 mbyll tabelën 2 pikë. Ngjitje të dukshme këtë javë bënë AF Elbasani, Apolonia dhe Flamurtari, ndërsa Burreli, Besa dhe Luzi2008 mbeten në fund, ndoshta si paralajmërim për zbritje nga kategoria. Java e 9-të do të luhet më 22 tetor 2023.