Spartak Topollaj: A e donte Vuçiç Veriun e Kosovës, si Putini Krimenë dhe Radojçiçin, si Prigozhinin e tij?!

39

“Janë të gjitha provat, faktet, argumentet, se idea, pra skenari, regjia dhe interpretimi u bë nga Vuçiçi, Vulini, Daçiçi dhe Gashiçi! E po kaq i qartë ishte edhe qëllimi, Serbia kërkonte një Casus Belli, për të hyrë në Veri të Kosovës, si Rusia më 2014 në Krimé, por kjo  iu kthye atyre  në bumerang!”

Sigal

Përkëdheljet e stërzgjatura për vite me rradhë, deri në llastim absurd dhe paradoksal të Presidentit Aleksandar Vuçiç, Gëbelsit të kryekasapit të Ballkanit, Sllobodan Milosheviç dhe Serbisë shovene nga burokratët në BE dhe sorosianët në DASH, morën një goditje të rëndë, me ngjarjen tragjike të 24 Shtatorit 2023, kur në Veri të Kosovës, saktësisht në fshatin Banjskë të Komunës Zveçan,  një grup prej rreth 30 paramilitarësh, mendohet deri 90, banditë, gangsterë dhe kriminelē, të armatosur e pajisur si forca speciale me uniforma ushtarake, mbasi bllokuan rrugën me dy kamionë të tonazhit të rëndë, i zunë pritë një autoveture të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhe pabesisht, e në errësirë, qëlluan me armë automatike dhe hodhën granata mbi atë, prej të cilave, mbeti i vrarê oficeri Afrim Bunjaku dhe u plagosën tre policët e tjerë shqiptarë të patrullës !

Në ndihmë të tyre, ia mbrritën menjëherë forcat speciale të Policisë së Kosovës, qê filluan shkëmbimin e zjarrit duke vrarë tre prej kriminelëve, plagosur e zënē robër disa syresh  dhe i ndoqën banditët,  që u larguan me autoblinda deri në Manastirin e Zveçanit, ku edhe gjetën strehë té popat ortodoksë, të njohur për antishqiptarizmin e tyre, të cilët e kishin kthyer këtë manastir në depo armësh !

Kuptohet, antishqiptarët, apo ata që bëjnë naivin, hiqen sikur nuk e dijnë se kjo e tëra është vepër e Beogradit, me frymëzim rus të stilit të dikurshēm sovjetk !

Janë të gjitha provat, faktet, argumentet, se idea, pra skenari, regjia dhe interpretimi u bë nga Vuçiçi, Vulini, Daçiçi dhe Gashiçi!

E po kaq i qartë ishte edhe qëllimi, Serbia kërkonte një Casus Belli, për të hyrë në Veri të Kosovës, si Rusia më 2014 në Krimé, por kjo iu kthye atyre në bumerang !!!

Me një traditë paramilitarësh banditë dhe ushtarakësh kriminelë nacional-shovenistë, qysh nga koha e Luftës II Botërore me çetnikët e Gjeneralit Dragoljub “Drazha” Mihajloviç, (1893-1946), gjykuar dhe ekzekutuar nga Tito,  Serbia e Sllobodan Milosheviçit,  në luftrat që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë Federative në dekadën e fundit të shekullit XX, i përdori Mlladiçët dhe Tigrat e Arkanit si pararojë kriminale e Armatës dhe Milicisë, që kryen gjenocid, masakra, përdhunime dhe deportim me forcë të popullsive civile autoktone në Kroaci e sidomos në Bosnje dhe në Kosovē !

I pari, Gjenerali Ratko Mlladiç, sot gjendet në Burgun Scheveningen në Holandë, dënuar nga GJND-ja e Hagës, ndërsa i dyti, Zhelko Raznjatoviç Arkan, u ekzekutua jo pa miratimin e atyre që e pëdorën sa mundën, në Hotelin Interkontinental të Beogradit, më 15 Janar 2.000, ku vite më parë edhe  ishte martuar në një dasmë superpompoze mafiozësh,  me këngëtaren e njohur, bukuroshen Svjetlana Veliçković Raznjatoviç Arkan, e njohur si Ceca !

Nata tragjike e 24 Shtatorit, nuk erdhi ashtu papritur. Asaj i paraprinë disa ngjarje të tjera, pothuaj po aq të rënda, që kulmuan me plagosjen e ushtarëve  të KFOR-it në Veri të Kosovës, ku edhe u zhvilluan Zgjedhje lokale, të miratuara nga BE , në të cilat serbët, shumicë atje, me urdhër të Vuçiçit nuk pranuan tē marrin pjesë !

Brukseli e drodhi, si edhe herë të tjera dhe kërkoi, që ato të përsëriten në vazhdën e llastimit të serbëve, për t’i bërë qejfin Beogradit, kinse të mos hidhej  në prehërin e Moskës së Putinit, ç’ka nuk ka gjasa të ndodhë kurrë !

Prej kohësh, ishin përgatitur skenarë provokues nga Shtabi i Vuçiçit, për të gjetur dhe përdorur pretekste idiote për një ndërhyrje ushtarake, pas gjoja një rebelimi “popullor” të simuluar serb, kundër “shtypjes” nga Qeveria Kurti ?!!!

Kështu erdhi deri té 24 Shatori, kur edhe ndodhi agresioni  i paramilitarëve të Radojçiçit, të frymëzuar, stërvitur e parapërgatitur mirë në Beograd !

Radojçiç, që dihej prej kohësh se kush ishte, por që kishte veshur lëkurën e deles, si nr.2 i Listës Serbe, u furnizua mirë  me armë dhe municione në Tuzlla të Bosnjës, si edhe me atrecaturë e logjistikë ushtarake në Beograd, prej nga ku, i dërgoi, i futi, dhe i fshehu të gjitha në pyje apo në Manastir të Zveçanit. Shumë nga uniformat dhe mjetet e blinduara mbanin  shenja false të KFOR-it, çka lehtësisht kuptohet pse !

Marrja e Veriut të Kosovës ishte hapi kryesor, për një tjetër “Republika Serbska” si në Bosnjë, por, kësaj here, në trojet Shqiptare !

Milan Radojçiç i mbiquajtur Babai i Urës së Ibrit, apo edhe Bosi i Veriut, ishte mik me Zhelko Bojiç Shef i rëdësishëm policie, dhe me shpatulla të ngrohta në Beograd prej Vuçiçit, ndaj ndihej i paprekshëm, edhe pse ishte i implikuar në shumë akte kriminale,

deri edhe në vrasjen e Oliver Ivanoviçit me 6 plumba pas shpine !

Zvonko Veselinoviç një oligark tjetër mafioz ky, i inkriminuar dhe i stabilizuar në Beograd, ishte bossi, që e mbështeste fuqishëm Radojçiçin (kuptohet me porosi të druzhe Vuçiçit)!

Të dy këta, kishin kërcënuar me vdekje dy inspektorët policorë Dushan Mitiç dhe Sllobodan Millenkoviç, të cilët kishin zbuluar, qysh më 2019, se në Fermën “Jovanjica” të një tjetër oligarku, Predrag Koluvije,  sipërfaqe të mëdha toke ishin shndrruar në plantacione kanabisi dhe për këtë ata, do të dëshmonin në gjyq !

Tashmë dihet, se pas  krimit të 24 Shtatorit, shumica e banditëve u arratisën nga sytë këmbët me bisht ndër shalë, duke lënë pas një arsenal të tërë armësh, që mund të pajisnin një Brigadë të tërë dhe Radojçiç, e mbajti frymën bash nê Beograd, té Shefi i madh, Aleksandar Vuçiç !

Të diskredituar ndërkombëtarisht Vuçiçi Daçiçi, Vulini dhe Gashiçi, lanë duart si Ponc Pilati, duke  e mësuar të pranonte, se ishte ai dhe jo udhëheqja e Serbisë, që kreu krimin, kështu ai, e mori përsipër përgjegjësinë për çka ndodhi në Banjskë e Zveçan ?!!!

Nën trysninë e fortë të ndërkombëtarëve, bënë sikur e arrestuan Radojçiçin, por pa u mbushur ende 24 orë, që e mbyllën në qeli me derë të blinduar, e nxorrën prej saj nga dritarja pa kangjella, pra e liruan  me kushtin e “fortë”, të mos largohet nga Beogradi ?!!!

Ku synonte Vuçiçi me këtë që bëri ?

Së pari : të paraqiste para botës, se nën shtypjen gjoja të Qeverisë Kurti, serbët e Kosovës, spontanisht rrëmbyen armët ?! (prodhim ZASTAVA shumica).

Kësaj here, skenari ruso-serb për të ndezur një vatër zjarri në Ballkan, dhe për të spostuar vëmendjen ndaj agresionit rus në Ukrainë, dështoi me sukses të plotë !

“Mbrojtësit, llastuesit dhe justifikuesit e Serbisë vuçiçiane, përfshi disa prej burokratëve të Brukselit, si spanjoli  Borrej, apo dy sllovakët Lajçak dhe Stano (negociatorë të “paanshëm” në bisedimet KOSOVË – Serbi, paçka se nuk e njohin si shtet të pavarur Kosovën) , por edhe sorosianët e DASH-it, si Eskobar apo ndonjë tjetër, nuk mund ta mbronin më Serbinë agresive !”

Tashmë, çdo ditë që kalon,po bëhet edhe më e qartë për Brukselin dhe Uashingtonin, se në këtë histori është dora e pisët e shovenistëve serbë . Kështu një nga agresirët e vrarë, Bojan Mihaijloviç, ishte badigardi i Vulinit, Ministër i Mbrojtjes, i Brendshëm dhe Shef i BIA-s (Shërbimit Sekret Serb).

Si për t’i vënë vulën implikimit të Beogradit në aferën e ndyrë të 4 Shtatorit, tre kriminelët e vrarë u nderuan, në një rast unikal për vendet demokratike,  me Zi Kombëtare ?!!!

Vetë Lista Serbe ishte krijesë e Beogradit qysh më 2014 (rastësi të ishte kjo, pikërisht kur Rusia pushtoi Krimenë  ?!) dhe dy krerët e saj Goran Rakiç dhe Milan Radojçiç njiheshin mirë për të kaluarën tyre, lidhur ngushtësisht me Beogradin,  madje, pikërisht për këto “merita”, edhe i vunë në krye të saj (Radojçiç,  i implikuar edhe në shumë krime)!

Ku e gjen Vuçiçi kurajon të pohojë që Radojçiç, nuk është mik i imi, por është vetëm bashkëpunëtor i afërt ?!

Me sa duket i dilka  dhe i teproka si mik, Edi Rama, icili, edhe dy javë pas sulmit banditesk serb, ende nuk ia zë emrin në gojë mikut të vet, a thua se Vuçiçi qenka jashtë kësaj skeme të mirëmenduar dhe planifikuar e frymëzuar në kuzhinën e Beogradit, ku shpesh serviret çorbë e prishur serbe !

Serbia kërkon ndryshim kufijsh, duke synuar të rimarrê Veriun e Kosovës, paçka se, si të têrë Kosovën, e ka humbur atë njëherë e përgjithmonë ! Ajo përqëndroi forca dhe mjete të shumta lufte në kufijtë me Kosovën, filmuar dhe publikuar kjo nga Agjencia prestigjioze Asoshiejted  Press,  mohuar idiotësisht kjo nga Vuçiçi !

Por presioni i SHBA, NATO-s, BE, Gjermanisë, sidomos Ministres së Jashtme Annalena  Baerbock, përforcuar në fjalën e saj në Pallatin e Brigadave në Tiranë në sy të Ivica Daçiçit, i detyroi të zbythen si pula të lagura, kaposhët e Armatês famëkeqe serbe me Ministër

Milosh Vuçeviç  dhe Shef Shtatmadhorie, Gjeneralin Milan Mojsiloviç, edhe pse Serbia ka rritur në mënyrë drastike buxhetin për ushtrinë dhe e ka pajisur atë, deri edhe me sisteme të sofistkuara  raketore ruse ?!!!

Edhe Komandanti në ikje i KFOR-it, Gjenerali italian Angelo Mikele Ristuccio, deklaroi se askush nuk mund të mendojë se do ta kalojë lehtë këtë sulm, ndaj po presim hetime serioze nga Beogradi !

Parlamenti Europian, BE dhe DASH po ashtu, ishin në një linjë, teksa theksuan, se fajtorët duhen ndëshkuar rëndë (Vuçiçi nuk pranon ekstradimin e kriminelit ordiner dhe politik Radojçiç në Prishtinë, nën pretekstin se Serbia nuk e njeh Kosovën) ?!

Duhet shtuar në fund , se Edi Rama i vetëdeklaruar si mik i Aleksandar Putinit, shpesh ka lajthitur, ka bërë gafa , madje edhe ka gabuar rëndë në qëndrimet e tij për Kosovën !

Kështu ai, ishte pro variantit antikombëtar Thaçi-Vuçiç, për shkëmbim territoresh, për Asociacionin e Komunave serbe, pa reciprocitet me komunat shqiptare në Serbi, për Ballkanin e Hapur Vuçinian (që lindi i vdekur, se kemi Procesin e pazëvendësueshëm të Berlinit), për kontrollin e Veriut nga KFOR-i dhe jo nga Policia e Kosovës. Po ashtu ai bëri deklaratën absurde (të modifikuar më pas) se Kosova është toka e askujt ?!

Ai anuloi njëanshmërisht dhe fare pa arësye reale, mbledhjen e dy qeverive dhe shkoi në Kosovë, edhe pse dihej që Kryeministri Kurti nuk do ta priste , madje ai me të drejtë, nuk erdhi as më mbrapa në Tiranë !

Në mbyllje , mund të konkludojmë , se Vuçiç, i frymëzuar nga Putini , që lejoi mercenarë të degraduar dhe të degjeneruar , vrasës, burgaxhinj, sarhoshê, hajdutë, ish agjentë të KGB-së etj etj të krijojnë Grupin Wagner të  krimeve të tmershme në Ukrainë, nën komandën  e oligarkut të Kremlinit, Jevgenij Viktoroviç Prigozhin dhe ushtarakut madhor Dmitry Valerijeviç  Utkin (Kolonel i GRU), me të cilët, kur s’iu deshën  më dhe ngritën edhe krye, mbaroi punë, duke i hedhur në erë në avionin çarter Embraer F 35 Legacy 600 ! Me miratimin e Putinit, në krye të Wagnerit si Komandant i ri, u vu Andrej “Sedoj” Nikolajeviç Troshev, ish kolonel i MPB !

Vuçiç , Putini i vogël,  po përjeton ditët më të vështira të pushtetit të tij nën trysninë e ndërkombëtarëve, por edhe të Opozitës vendase !