Probleme në Londër dhe më konkretisht te pjesa blu e Tamizit. Drejtuesit e Çelsit po hasin shumë probleme sa i takon rinovimit të kontratës së njërit prej titullarëve fiks.
Bëhet fjalë për brazilianin Uillian, i cili nuk është aspak i kënaqur ne atë që krerët e klubit londinez i kanë ofruar.
30-vjeçarit brazilian i skadon kontrata në vitin 2020 dhe Çelsi i ka ofruar një zgjatje kontrate prej 365 ditësh të tjera, por Uillian kërkon minimalisht dhe 3 sezone të tjera në “Stamford Bridge”.
Uillian u transferua në Londër në vitin 2013, me Çelsin që pagoi 35 milionë euro në arkat e rusëve të Anzhi Makhaçkalas.