Mjaft me maskat në pankinë, Bundesliga afron më shumë futbollin me normalitetin

256
Sigal

Pasi mundi e para frikën e Covid-19 duke u kthyer në fushë më shpejt se të gjithë të tjetër, Bundesliga hedh një tjetër hap që afron futbollin me normalitetin. Kështu, duke nisur nga ndeshjet e fundjavës maskat nuk janë të detyrueshme të mbahen nga lojtarët dhe stafi teknik gjatë qëndrimit në pankinë, duke mjaftuar distanca prej 1 metër e gjysmë, e përcaktuar më parë në protokollin për rinisjen e futbollit gjerman.

777c4dd6 Bb95 4ce7 8d17 Fcf2966d37f8 Ap Virus Outbreak Germany Soccer Bundesliga

Ky vendim është marrë nga Federata dhe Liga, vetëm pak javë pasi kampionatet u rikthyen në fushë pas ndërprerjes së detyruar në kulmin e pandemisë së Coronavirus.