Dështim total për Guardiolën, asnjë Champions që nga largimi nga Barcelona

237
Sigal

“Nëse nuk fitoj Ligën e Kampionëve me City-n, do të kem dështuar.” Këtë deklaratë Pep Guardiola e dha disa ditë para eliminimit të City-t në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve nga Lyoni. Humbja 1-3 kundër Lyon-it në fakt konfirmoi një sezon aspak të mirë të skaudrës angleze.

Spanjolli kaloi tri sezone në Bavari para se të merrte përsipër projektin ambicioz të sheikëve të Citizens. Guardiola e mori drejtimin e skuadrës angleze si garanci suksesi dhe mënyra më e shpejtë për të ngritur kupën “me veshë të mëdhenj”.

Pas viteve të arta te Barcelona, ​​strategu spanjoll ishte në gjendje të triumfonte në garat europiane. Tri eliminime në gjysmëfinale në krye të Bayernit, të gjitha përballë ekipeve spanjolle, pastaj jashtë në raundin e 16 më të mirave në vitin e parë me Manchester City-m, para tri eliminimeve radhazi në çerekefinale, më i bujshmi përballë Lyonit të Rudi Garcias.

Nëse në Bavari filozofia e trajnerit katalan gjeti disa pengesa në aspektin social dhe ekonomik, te City dështimi i tij rrezikon të bëhet astronomik. Në katër sezonet në Angli, sheikët kanë shpenzuar thuajse 1 miliard euro në merkato, për t’i vënë në dispozicion lojtarët më të mirë, por deri më tani ai nuk i ka shpërblyer me ndonjë Champions