Ish-ministri Shehu: Rama i dështuar, gjendja tragjike kufitare nuk zgjimet me arnime!

184
Sigal

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me situatën e rëndë të krijuar në doganat e Kakavijës dhe Kapshticës, në kufi me Greqinë. Sipas tij kryeministri Rama nuk është në gjendje që menaxhojë situatën, ndërkohë që ka dhënë një ide edhe se si mund të përmirësohet.

Reagimi i plotë

Rama i deshtuar, as gjendja tragjike kufitare nuk zgjidhet me “arnime”!

Situata ne perkeqesim aty, qe ka si aresye keq mernaxhimin e pandemise prej tij duke na futur ne nje krize te rende shendetesore e izolim, te identifikuar si “Delja e zeze Covid” ne Europe, kerkon nje zgjidhje afat gjate e jo vetem per 24 ore!

Nje nga shkaqet kryesore te kesaj eshte numri i ulet Afrikano Qendror i testimeve dhe bllokimi me dhune si talebanet i laboratoreve per shume muaj, duke krijuar nje dem te pa llogaritshem ne nivelin shendetesor e izolimin e vendit, qe tashti duhet kohe per tu rikuperuar.

Sidoqofte se paku per te stabilitzuar disi ate gjendje ne kufirin me Greqine, Qeveria jone duhet te organizoje me urgjence e ne mareveshje me palen greke:

—Testimin e vazhduar PCR, 24 oresh direkt ne te kater pikat kufitare, duke aktivizuar te gjitha kapacitetet e mundeshme laboratorike, apo dhe te tjera te kontraktuara nga jashte, sic behet kudo ne bote.

Ky duhet te jete propozimi i pare i yni ndaj pales greke, e cila cdo dite po realizon per shqiptaret ne kufi me shume testime se sa shteti yne ben ne te gjithe vendin, pikerisht per te permiresuar gjendjen aktuale e per te filluar lehtesimin e rregjimit te kalimit te qytetareve tane ne terresi jo vetem drejt Greqise, por me tej dhe vendeve te tjera.

—Gjithashtu eshte i domosdoshem edhe realizimi ne nivel vendi minimalisht te 2500 testeve te tjera PCR ditore gratis, pervec disa mijera serologjike.

Rama nuk mund te fshehe pergjegjesite e tij e as gjendja nuk permiresohet duke u sjelle si nje “ufo” i sapo arritur ne Shqiperi, as si “struci”, apo vetem duke ju lutur pales greke ne keto momente shume te veshtira per sot dhe per neser.