Kontrollohet autobusi në Portin e Durrësit, në kovën me bulmet gjenden 26 kg mariuanë çokollatë, në pranga menaxheri dhe dy shoferëve

302
Sigal

Tre persona janë prangosur në Portin e Durrësit pasi në një autobus të linjës me Italinë janë gjetur 26 kg marijuanë në formë çokollatë.

Në pranga përfunduar një menaxher dhe dy shoferë ndërsa droga është gjetur në një kovë me bulmet.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë autobusit të linjës Durrës- Itali iu kap lënda narkotike dhe u sekuestrua droga, mjeti si dhe 6 celularë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Port/Durrës

Kontrolle të shtuara, si në dalje dhe në hyrje, për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë.

Policia Kufitare parandalon një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”.

Sekuestrohen rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit mariuanë në formë çokollate.

Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i masave të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasit:

S.D., 31 vjeç, banues në Durrës (menaxher);

S.S., 59 vjeç, banues në Përmet (shofer);

Y.K., 49 vjeç, banues në Tiranë (shofer);

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe analizës së rriskut të bërë nga Policia Kufitare, u kalua për kontroll të detajuar në vijën e dytë, një autobuz që kryente linjën Durrës-Itali.

Gjatë kontrollit në një kovë me bulmet, u konstatuan brenda saj pako me lëndë narkotike.

Menjëherë janë njoftuar Specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Durrës, ku pas kontrollit te imtësishëm u gjet dhe u sekuestruan një sasi rreth 26 kg lëndë narkotike mariuanë, në formë çokollate.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për hetimin e narkotikëve, u bë arrestimi i dy shoferëve të autobusit dhe i menaxherit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 1 automjet si dhe 6 aparatë celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.