Sergei Bubka, letër falënderimi për Edi Ramën

560
Sigal

Sergei Bubka, Presidenti aktual i Federatës Botërore të Atletikës dhe 35 herë rekordmeni i Botës në hedhjen së larti në atletikë, i ka dërgua një letër falënderimi Kryeministrit Rama për punën e mirë që po bën në krijimin e kushteve për atletikën në Shqipëri, duke përmendur edhe punimet e bëra në “Elbasan Arena” dhe projektin që të bëhet edhe fusha atletike aty. “I dashur zoti Rama! Kam marrë vesh se stadiumi i ri “Elbasan Arena” i ndërtuar në qytetin e Elbasanit, po planifikohet që të përshtatet edhe si fushë atletike. Është një hap shumë i madh në zhvillimin përpara të atletikës në vendin tuaj. Me anë të kësaj letre dua tu shpreh mirënjohjen dhe mbështetjen time për punën e mirë që po bëni për Federatën Shqiptare të Atletikës dhe për gjithë familjen e atletikës në përgjithësi. Mbështetja juaj do të thotë shumë për zhvillimin e këtij sporti, si në vendin tuaj, ashtu edhe në çdo vend tjetër të botës. Njëkohësisht do të isha shumë i lumtur që në të ardhmen të vizitoja stadiumin tuaj dhe t’ju falënderoja personalisht për mbështetjen tuaj!” Duke marrë shkas nga kjo, presidenti aktual i Federatës Shqiptare të Futbollit, Gjergj Ruli, ka shprehur vlerësimin e tij për këtë letër të Presidentit të Atletikës Botërore. Presidenti Ruli tha se është shumë e rëndësishme që të punohet me atletikën në Shqipëri, pasi vetëm nëse i jepet ndihma e duhur do të arrijmë të rikthejmë edhe një herë “Mbretëreshën e sporteve” në vendin që i takon. Puna dhe financimi janë dy nga faktorët që duhet të bashkëngjiten, në mënyrë që rezultatet e dëshiruara, ata rezultate që janë arritur jo pak herë edhe në nivel ndërkombëtar nga atletët shqiptar, të bëhen përsëri pjesë e këtij sporti që as sesi nuk duhet lënë në harresë.