Dënimi i mundshëm me 10 vite i Skënderbeut, reagon FSHF: Çështja i takon klubit dhe UEFA-s

497
Një lajm tepër i rëndësishëm tronditi dje klubin e Skënderbeut dhe opinion futbollistik shqiptar. Inspektor të UEFA-s kanë dërguar në komisionet përkatëse një raport ku kërkohet dënimi me 10 vite i klubit të Skënderbeut nga çdo kompeticion kontinental si shkak i përcaktimit të ndeshjeve.
Lidhur me këtë ka reaguar për herë të parë Federata Shqiptare e Futbollit e cila deklaron se kjo çështje i përket drejtpërdrejtë klubit anëtar (Skenderbeu) dhe vetë UEFA-s.
Reagimi i FSHF
FSHF kërkon të informojë opinionin publik në lidhje me zhvillimet më të fundit të publikuara në shtyp për çështjen e Skënderbeut.
Gjatë ditës së djeshme, por edhe sot FSHF ka marrë informacionet e nevojshme lidhur me dokumentin e publikuar i cili është relacioni i inspektorëve të UEFA-s drejtuar Komisionit të Disiplinës, dhe jo një vendim disiplinor. Informacione këto, të domosdoshme për të patur një qëndrim të konsultuar institucional dhe publik.
Ndonëse FSHF po e ndjek me vëmendje ecurinë e procesit disiplinor ndaj Skënderbeut, vlen të theksohet se kjo është një çështje që i përket drejtpërdrejtë klubit anëtar (Skenderbeu) dhe vetë UEFA-s.
Sigal