Kampionatet Mbarëkombëtare, të frymëzohen nga Noti

479
Nga Agron KAJA
KËNDVËSHTRIM/ Në vazhdim të idesë së gazetarit Gjergji Stefa, për një Champions League, e cila të luhet në gjithë shqiptarinë…
Kam shkruar dje disa radhë, ku jam munduar të përshkruaj momente nga zhvillimi i një Kampionat Mbarëkombëtar i Notit, i cili i zhvillua në pishinën e Durrësit në datat 10,11 e 12 korrik 2017. Duke e quajtur si një shembull që duhet ndjekur në sportet e tjera, konkretisht, një kampionat mbarëkombëtar në çdo lloj sporti, dje më tërhoqi vëmendjen një koment i gazetarit Gjergji Stefa, botuar në gazetën “Sport Ekspres”, i cili bënte fjalë për një Ligë Mbarëkombëtare të Futbollit. “Por një ligë, që edhe nëse nuk të dërgon në Evropë, e financuar dhe madje me shpërblime të majme financiare nga shteti shqiptar, do ishte një gjë shumë interesante. Një lloj Champions League e shqiptarëve”, kështu shkruante kolegu për këtë event, dhe ka të drejtë. Sepse është thënë shpesh nga FSHF-ja, se një Kampionat Mbarëkombëtar i Futbollit mbetet në plante e saj, por deri më sot, vetëm noti ja bëri “bam”. Natyrisht që futbolli ka më shumë hapësirë, jo vetëm në përmasat e fushës, por edhe në popullaritetin që gëzon, në ndjekjen e madhe që ka nga shikues të drejtpërdrejtë, në media apo në portale të ndryshme. Dhe ky duhet të ishte sporti që duhet të mblidhte rreth vetes edhe të tjerë, duke qenë kështu “lokomotiva” e kampionateve mbarëkombëtarë që duhet të organizohen në sporte të ndryshme. Por, nuk mund të themi që mundja, peshëngritja apo atletika, si sporte prioritarë në vendin tonë dhe me emra kampionësh të mëdhenj, e kanë të vështirë të organizojnë evente të tilla evente, madje jo vetëm me Kosovën, por edhe me Malin e Zi e Maqedoninë. “Imagjinoni një Champions League ku luhet në gjithë shqiptarinë. Momenti ka ardhur natyrshëm. Nuk është vetëm gjeopolitikë. Është sport i pastër. Kampionate më vete dhe një kupë e madhe e përbashkët”, këto janë radhët e tjera të Stefës, prej të cilave duhet një përgjigje, duhet një vëmendje, sepse mundësi të tilla krijohen në të gjitha sportet, por deri më sot këto nisiativa kanë mbetur në letër. Nga Mbarëkombëtari i Notit, sportet e tjera le të shohin së pari efektet pozitive, pse jo edhe ndonjë detaj që kërkon përmirësim, por secili sport do të ketë të veçantat e veta. Rëndësi ka që të tjerë kampionate mbarëkombëtarë të zhvillohen në hapësirën sportive shqipfolëse, Noti për tre ditë e ka bërë zgjimin, të tjerët të mos flenë! Duke u frymëzuar nga noti, të gjithë sportet e tjera të “notojnë” me idenë e Mbarëkombëtarëve të tjerë.
Futbolli ka më shumë hapësirë, jo vetëm në përmasat e fushës, por edhe në popullaritetin që gëzon, në ndjekjen e madhe që ka nga shikues të drejtpërdrejtë, në media apo në portale të ndryshme. Dhe ky duhet të ishte sporti që duhet të mblidhte rreth vetes edhe të tjerë, duke qenë kështu “lokomotiva” e kampionateve mbarëkombëtarë që duhet të organizohen në sporte të ndryshme
Sigal