Antonio Conte refuzon Romën: Nuk janë kushtet e duhura

454
Sigal

Antonio Conte nuk do të drejtojë Romën në sezonin e ri. Trajneri i njohur italian, në një intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport”, ka folur me detaje për jetën e tij, për fëmijërinë dhe sukseset në futboll si lojtar dhe trajner.

“Jam dashuruar me kryeqytetin (Roma) kur e vizitoja gjatë dy viteve si trajner i kombëtares. Në “Olimpico” ndjeva pasionin, por sot nuk janë kushtet për ta drejtuar Romën. Por herët a vonë…

Kushtet e mia duhet t’i plotësojë çdo skuadër që më kërkon. Unë duhet të kem perceptimit që mund të mposht këdo. Duhet ta ndiej që është e mundur të fitoj. Ndryshe, nuk e kam problem të qëndroj pushim.

Mendoj se Juventusi e ka nisur një rrugëtim dhe mendoj se me Allegrin janë të kënaqur, pasi po bën mirë. Të nesërmes nuk i duhet kurrë”, deklaroi Conte. E ardhmja e tij pritet që të jetë te Inter ose Juventus, teksa gjithçka do të varet nga e ardhmja e Allegrit.