Policia italiane kap mat shqiptarin, ja çfarë po bënte me 38-vjeçaren

444
Një 43-vjeçar shqiptar, rezident në Valdarno, në Arezzo është arrestuar nga karabinierët e San Giovannit për posedim dhe shpërndarje droge.
Sipas mediave italiane, policia e ka kapur shqiptarin teksa i jepte një dozë kokainë 0.5 gram një 38-vjeçareje italiane, rezidente e zonës.

43-vjeçari kishte me vete 2 doza kokaine, gjithsej 1.2 gram. Ndërkohë që pas kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur edhe 11 gram kokainë si dhe një peshore elektronike për peshimin e drogës.

I arrestuari u dërgua në dhomën e sigurisë të stacionit San Giovanni Valdarno, duke pritur për procesin gjyqësor.
Sigal