Del në skenë emri i trajnerit të madh për stolin e Milanit

478
Sigal

Marco Giampaolo është në një rrezik të madh për tu shkarkuar nga stoli i Milanit, për shkak të rezultateve të dobëta që ka marrë në këtë fillim sezoni.

Tekniku italian ka shansin e fundit për ndeshjen me Genoan dhe në rast se dështon të fitojë edhe në atë ndeshje, atëherë mundësitë që ai të shkarkohet janë të mëdha.

Shumë emra qarkullojnë se mund të marrin vendin e Giampaolos, teksa së fundmi në skenë ka dalë edhe një emër tjetër.

Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, deklaratat e Arsen Wenger se dëshiron të kthehet në stolin e një skuadre, kanë qenë një mesazh për Milanin.

Raportet e Eliot dhe Gazidis me teknikun francez janë të shkëlqyera dhe ai mund të jetë emri surprizë në rast shkarkimi të Giampaolos.