Dani Alvesh në telashe, akuza të rënda për ngacmim seksual

116
Sigal

Dani Alvesh, mbrojtësi i djathtë brazilian, nuk po e nis vitin 2023 në mënyrën më të mirë të mundshme. Mediat spanjolle raportojnë se futbollisti është akuzuar për ngacmim seksual në Barcelonë dhe se është nën hetim nga policia në qytetin katalanas.

Sipas “ABC.es”, ngjarja ka ndodhur të premten e kaluar në një lokal nate në Barcelonë. Stafi i lojtarit ka përgënjeshtruar gjithçka teksa ka bërë të ditur se do të hedhë në gjyq për prishje imazhi akuzuesen.

Ajo që tregohet në mediat spanjolle është se Dani Alvesh mendohet se ka prekur pa leje akuzuesen e tij dhe i ka futur duart brenda rrobave. Një akuzë e rëndë që ka vënë në lëvizje policinë katalanae. Ajo i ka raportuar fillimisht rojeve të sigurisë në lokal atë që ka ndodhur menjëherë gjatë festës ku ishte i pranishëm edhe lojtari brazilian.

Ajo më pas ua kishte përsëritur gjithçka miqve të saj që kishin lajmëruar policinë, por kur kjo e fundit kishte mbërritur, Dani Alvesh nuk ishte më i pranishëm në festë, pasi ishte larguar nga lokali. Portali në fjalë bën të ditur se autoritetet kanë hapur hetim dhe akuzuesja i është nënshtruar një vizite mjekësore në jë spital aty pranë, për të konfirmuar se ka pasur kontakt mes tyre.