Shkrumbohet autobusi i linjës Tiranë-Skrapar

134
Sigal

Shkrumbohet autobusi i linjës Tiranë-Skrapar. Ngjarja ka ndodhur tek rrethrrotullimi i Savrës në Lushnje!

Drejtuesi i mjetit pasi ka vënë re tymin në motor ka ndaluar autobusin dhe ka nxjerrë pasagjerët jashtë.

Shoferi mësohet se ka tentuar të shuajë flakët, por nuk ia ka arritur dot.

Raportohet se nuk ka persona të lënduar nga zjarri që përfshiu autobusin.

Shkak i ngjarjes dyshohet se ishte një shkëndije elektrike në pjesën e motorrit.