Çështja Brozovic kthehet në telenovelë, mesfushori rrit pretendimet për Al-Nassr

72
Sigal

Quajeni telenovela “Marcelo Brozovic”! Mesfushori kroat prej ditësh përflitet për një kalim të mundshëm te Al-Nassr në Arabinë Saudite.

Në fillim u duk se gjithçka do finalizohej me sukses, por tratativat u ndalën në mënyrë të papritur. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Brozo dëshiron kalimin te Al-Nassr, por preferon që oferta e fitimit në sezon të kalojë 20 milionë euro.

Lojtari luan prej vitesh te Interi. Më parë, futbollisti në fjalë ka veshur më parë fanellën e Lokomotivës së Zagrebit dhe Dinamos së Zagrebit.