Sigal

Portieri i PSG-së dhe njëherësh legjenda e futbollit italian, Gianluigi Buffon, ka krahasuar talentin francez Mbapenë më disa “yje” të futbollit italian.

Tashmë  të dy janë shokë skuadre dhe portieri legjendar ka fjalë të mira për talentin, i cili vijon të rritet me ritme të shpejta.

“Ai e meritonte atë trofe në Botëror duke pasur parasysh edhe cilësitë e tij. Në Itali mund të krahasohet me Baxhion, Del Pieron dhe Totin. Megjithatë ai ka një talent të jashtëzakonshëm, që unë i kam parë rrallë. Është fenomen dhe nëse vazhdon të jetë entuziast, mund të mbizotërojë për shumë kohë në futboll”, shprehet Buffon.