Messi largohet nga Barcelona?

486
Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona. Kështu shkruan e përditshmja katalanase “Sport” sipas së cilës sulmuesi argjentinas është i pakënaqur me stilin e lojës që po bën Barcelona gjatë këtij sezoni.

Këto ankesa kanë bërë që të mendohet se ai kërkon të largohet nga ‘Camp Nou’.

Barcelona është në disavantazh ndaj Real Madridit në La Liga si dhe ka humbur ndeshjen e parë ndaj Juventusit me rezultat 3:0 në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Sigal