Agresioni rus – SHBA vendos për herë të parë në Evropë një flotë avionësh F-35s

502
Një flotë avionësh luftarakë F-35s kanë ardhur në Evropë nga Shtetet e Bashkuara në kuadër të një stërvitje të planifikuar të NATO-s që synon “frenimin” e Rusisë.

Avionët kanë zbarkuar në Angli të Shtunën pasi u nisën nga baza ajrore amerikan në Utah të SHBA-ve. “Prania e avionëve F-35s është mbështetur tek prioritetet e mia për të pasur forca të gatshme të pozicionuara këtu në Evropë”, ka thënë komandanti super i NATO-s, Curtis M. Scaparrotti. “Këta avionë, por më e rëndësishme, burrat dhe gratë që operojnë tek ato, forcojnë kapacitetet dhe aftësitë e aleancës sonë të NATO-s”, shtoi ai.

Kjo vendosje shënon herën e parë që avionë të tillë amerikanë vendosen në Evropë, ndërsa disa vende tashmë i përdorin si pjesë të flotës së tyre ajrore.

Vendosja do të zgjasë disa javë dhe është pjesë e Nismës një Evropë në siguri, nismë e nisur nga SHBA-të që në vitin 2014, me synim për të penguar agresionin rus.

Zhvendosja vjen ndërkohë që marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës janë përshkruar “si më të ulëtat në të gjitha kohërat” nga Presidenti amerikan, Donald Trump.

Marrëdhëniet u përkeqësuan edhe pas sulmit me raketa nga Shtetet e Bashkuara të një baze ajrore siriane.
Sigal