Broja lë pas dëmtimin dhe bëhet gati ndaj Leicesterit, Tuhel: Mezi pres të mbyllet merkatoja

129
Sigal

Armando Broja u kthye dje përsëri në stërvitje me Çelsin, duke qenë në dispozicion të trajnerit Tomas Tuhel për ndeshjen kundër Leisterit në fundjavë.

Çelsi është në kërkim të një qendërsulmuesi, por për momentin, futbollisti i përfaqësueses shqiptare mbetet alternativa e vetme për blutë në majën e sulmit, edhe pse pritet që edhe këtë ndeshje ta nisë nga stoli.

Vetë trajneri Tuhel, duke folur në konferencë për shtyp, ka theksuar se po pret me padurim që të mbyllet merkato e verës, në mënyrë që të ketë një ide sa më të qartë të grupit që do të ketë në dispozicion dhe do të fokusohet plotësisht te ai.

“Mua gjithmonë më pëlqen të punoj me çdo skuadër dhe mendoj se ky është themeli për të qenë një trajner i mirë, që të pëlqen ajo që po bën dhe përqafon skuadrën që ke, ndërsa nuk fokusohesh te çfarë nuk ke apo çfarë mund të kishe nëse gjërat do të ishin ndryshe.

Unë e dua këtë grup, në flasim shumë për merkaton por gjëja e mirë kur mbyllet është se e di që ky është grupi yt dhe nuk ka më shpërqendrime. Kjo vlen gjithashtu për lojtarët, të cilët ndoshta vuajnë në ato momente me vendimet e tyre – ku të shkoj, a kam apo jo një ofertë, cili është roli im?

Që nga 1 shtatori, kjo është e qartë dhe kjo gjithashtu do të na japë një shtysë që të ndërtojmë një skuadër të fortë dhe një grup të fortë, një atmosferë brenda atij grupi që të na mbështetë. Më pëlqen sfida që të ndërtoj një grup të ri që të jemi pjesë e Premier League”, – theksoi trajneri gjerman.