Zhduket 19 vjeçarja nga Fieri, babai denoncon në polici

178
Sigal

Një 19 vjeçare nga Fieri është zhdukur pa lënë gjurmë. Ka qenë babai i saj, shtetasi H. F., 52 vjeç, i cili ka bërë denoncim në  Polici, duke thënë se e bija u largua nga shtëpia dhe nuk u kthye më.

Tashmë blutë i Fierit po punojnë për gjetjen e së resë.

“Më datë 25.08.2022, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasi H. F., 52 vjeç, banues në Martinë, Fier, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij, shtetasja L. H., 19 vjeçe.Po punohet për gjetjen e 19-vjeçares.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton Policia.