Sfidat e Bundesligës këtë fundjavë do të nisin në një mënyrë të veçantë

270
Sigal

Në të gjitha ndeshjet e radhës në Bundesligës 1 dhe 2, të planifikuara për datën 27 dhe 28 maj do të mbahet nga një minutë heshtje në nderim për të gjithë personave në botë që humbën jetën nga pandemia Covid-19.

Kështu ka vendosur Liga Gjermane e Futbollit. “Përhapja e virusit tashmë ka shkaktuar shumë viktima në të gjithë botën. Futbolli profesionist gjerman do të donte të shprehte ngushëllimet e tij në dy ditët e ardhshme të ndeshjeve,” ka thënë Christian Seifert, kreu ekzekutiz i Ligës.

Por përse një gjë e tillë nuk ndodhi në javën e parë. Së pari ndodhi sepse të gjithë aktorët e futbollit ishin të përqendruar të protokolli dhe se si do të zbatohej në ndeshjet e para dhe një shtesë e tillë me një minutë heshtje do të ngarkonte edhe psikologjikisht lojtarët.

Së dyti, nuk ishte garancia absolute që gjithçka do të shkonte mirë në javën e parë pas një kohe të gjatë dhe ajo ceremoni me një minutë heshtje mund të mos vlente në rast se ndonjë takim apo disa do të dështonte.