Briken Calja shpallet Kampion Europe, Erkand Qerimaj largohet nga Facebook-u

429
Nga Agron KAJA
PESHËNGRITJE-EVROPIANI/ Doping, tërheqje dhe medalje, ja situata kuqezi në Bukuresht ku dje u ngrit flamuri shqiptar 
Briken Calja dje shpallet Kampion Europe në stilin e shkëputjes për peshën 69 kg, ku në provën e tretë merr Medaljen e Artë. Peshëngritësi ynë realizoi të tre provat, ku ngriti fillimisht peshën 141 kg me shumë lehtësi. Në provën e dytë ai ngriti peshën 143 kg, për të vazhduar rivalitetin me italianin Zani. Prova që i dhuroi Medaljen e Artë ishte e treta, ku ai ngriti 146 kg. Ndërsa Arbër Çerçizi në këtë stil u rendit në vendin e 7-të me 135 kg, Briken Calja në stilin e shtytjes ngriti 175 kg, dhe në dygarësh me 321 kg u shpall Kampion Europe. Ai bëri të sigurt fitoren e medaljes së artë në dygarësh që me provën e parë, duke ngritur 171 kg dhe duke u shkëputur nga ndjekësit me totalin prej 317 kg. Por Calja tregoi të gjithë talentin e tij duke realizuar me sukses provën 175 kilogramë për të marrë një tjetër medalje ari dhe për të fituar tre të tilla në këtë aktivitet, duke arritur 321 kilogramë në dygarësh.
Për peshëngritjen shqiptare, po përjetoheshin ditë të këqija në historinë e saj, por Briken Calja dje i jep mundësinë shtangës që të pastrojë imazhin e saj. Ai u shpall Kampion Europe në dygarësh në peshën 69 kg, suksesi i parë i Shqipërisë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes
2 peshëngritës
Për Shqipërinë, janë larguar dy peshëngritës nga garat e Kampionatit Evropian, Evangjeli Veli për përdorim dopingu, dhe Erkand Qerimaj për dëmtim
Peshëngritësit në Europian
MESHKUJ
27 mars 2018/ 62 kg Meshkuj
Romario Avdiraj Pa Renditje
28 mars 2018/ 69 kg Meshkuj
Arbër Çerçizi Vendi 7-të
Briken Calja Kampion
29 mars 2018/ 77 kg Meshkuj
Daniel Godelli 77 kg
30 mars 2018/ 85 kg Meshkuj
Krenar Shoraj 85 kg
Sigal