Briken Calja e shkundi shtangën, po a do të nisë këtu ndryshimi?!

477
Nga Agron KAJA
PESHËNGRITJA/ Pas rezultateve në Kampionatin Evropian, ja pse duhet të përshpejtohen procedurat për riorganizimin e FSHP-së 
Kampionati Evropian i Peshëngritjes që u zhvillua në Bukuresht të Rumanisë në datat 26 mars e deri më 1 prill 2018, për shtangën shqiptare nxori në dukje dritëhijet e saj që po kalon në muajt e fundit. Në këtë Evropian, peshëngritja jonë tregoi se brenda saj ka edhe kampionë që sfidojnë çdo situatë. Në fakt, Briken Calja Kampion Evrope, tregoi se peshëngritja nuk është drejtuar nga njerëz që ti përgjigjen nivelit të lartë që ka ky brez. Nisur nga Botërori i vitit të kaluar, e duke u ndalur te Evropiani që sapo u mbyll, gjithçka e arritur në to, e kanë shprehur realitetin me dy tablo që ekziston në këtë sport. Nëse do të kërkonim shkaqet e kësaj situate, natyrisht që drejtuesit janë në pole possition për rastet e dopingut, ata janë përgjegjës për keq/menaxhimin që i kanë bërë Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Se, kur kujtojmë ndonjë nga ata drejtues që hidhej nëpër pedana kur peshëngritësit garonin dhe u bënin fresk me peshqir, e nga ana tjetër, këta belbëzonin duke protestuar në ajër, kur rezultonin pozitivë në testet anti-doping. Rasti i Briken Caljes nuk duhet të keqpërdoret për të mbuluar ndonjë nga këto mangësi që peshëngritjen e kanë futur në kaos, por që këtu të nisë ndryshimi. Dhe, duhet një ndryshim jo me njerëz që e përdorën federatën për të pastruar veten, jo me njerëz që teorikisht dinë të flasin mirë në media. Ndryshimi duhet me njerëz që dinë të prodhojnë rezultate, me njerëz që derdhin djersë e nxjerrin talente. Se, nuk duhen më anonimët, që në rini kanë bërë ca shtangë, dhe në drejtim më shumë prodhonin tableta doping. Se me që ra fjalë, rastet e dy femrave të talentuara të peshëngritjes sonë, Romela Begajt dhe Evangjeli Velit, nuk mbeten vetëm faturë e tyre. Për të dyja ato, nuk ka shumë vlerë një dorëheqje, më shumë vlerë do të kishin shkaqet dhe përgjegjësitë. Pritja që iu bë Briken Caljes nga pushteti vendor në Cërrik, (vendlindja e Kampionit), e uli në “gjunjë” edhe politikën e ditës në Shqipëri, e cila mbeti në ombrellën e zakonshme me sharje, shpifje e fyerje, nga Shkodra e deri në Vlorë. madje, as edhe një drejtor sporti nuk gjeti kohë që ta priste e ta respektonte këtë kampion, të paktën në Rinas. Ndoshta u vjen “inat” se, Calja me Ligjin për Sportin do t’i marrë arkës së shtetit 4 milionë lekë të reja.
Rasti i Briken Caljes nuk duhet të keqpërdoret për të mbuluar ndonjë nga këto mangësi që peshëngritjen e kanë futur në kaos, por që këtu të nisë ndryshimi. Dhe, rastet e dy femrave të talentuara të peshëngritjes sonë, Romela Begajt dhe Evangjeli Velit, nuk mbeten vetëm faturë e tyre
Rezulatet në Evropian
MESHKUJ
Datë 27 mars 2018/ Pesha 62 kg
Romario Avdiraj Pa renditje
Datë 28 mars 2018/ Pesha 69 kg
Arbër Çerçizi Vendi 7-të
Briken Calja Kampion Evrope
Datë 29 mars 2018/ Pesha 77 kg 
Daniel Godelli Pa renditje
Datë 30 mars 2018/ Pesha 85 kg
Krenar Shoraj Vendi I B
Sigal