Buffon rikthehet në shtëpi, kontratë me Juventusin

463
Sigal

Xhanluixhi Burffon ka zyrtarizuar rikthimin te Juventusi. Portieri u nda nga bardhezinjtë sezonin e kaluar, teksa provoi një aventurë në Francë, me skuadrën e PSG.

Megjithatë, pas një viti të dyja palët vendosën të ndanin rrugët, teksa Buffon lajmëroi se edhe pse në moshën 41-vjeçare nuk kishte ndër mend të tërhiqej nga futbolli i fushës. Në këtë mënyrë, për gardianin mbërritën disa oferta, por në fund rikthimi te ngjyrat bardhezi ishte ajo çka e joshi më shumë portierin.

Ditën e sotme, Buffon ka pasur vizitat mjekësore, ndërsa drejtuesit e klubit dhe portieri kanë rënë dakord për një kontratë njëvjeçare, ku Bufon do të përfitojë 1.5 milionë euro plus bonuse.

Një tjetër kusht për të cilin të dyja palët kanë rënë dakord, është fakti se legjenda duhet të pranojë stolin.

Kështu, Shezni do të vazhdojë të jetë titullar, megjithatë Bufon do të aktivizohet në Kupën e Italisë dhe në disa prej ndeshjeve të kampionatit, ku ka si synim të kalojë Maldini për numrin e prezencave në Seria A.

Për të kaluar legjendën e Milanit, Buffon i nevojiten 8 ndeshje. Ndërkohë, një apo dy ndeshje do t’i zhvillojë edhe në fazën e grupeve të Champions League.