Brazili i falet “çalamanit” Garinça pas dëmtimit të Peles

827
Sigal

Kili 1962/ Kilianët organizojnë Botërorin “shterpë” në gola dhe të dhunshëm në fushë

Kampionati Botëror i vitit 1962, i shtati nga radha u organizua në Kili, nga 30 maj deri në 17 qershor 1962. U përfaqësuan 57 ekipe nga të gjashtë kontinentet, të cilët u seleksionua më pas për të përzgjedhur 14 ekipe, pasi Kili si vend organizator dhe Brazili si kampion në fuqi kompletuan 16 ekipet finaliste.

Botërori i vitit 1962 zhvillohet në Kili përfaqësuesja e të cilit do të renditet në vendin e tretë në këtë kompeticion. Është kampionati më pak spektakolar dhe me më pak gola, aq sa është quajtur “shterpë”: vetëm 89 gola në 32 ndeshje (2,78 gola për ndeshje), ndërkohë që pati pesë lojtarë që shënuan secili nga katër gola, pra ndanë së bashku “Këpucën e Artë”: Garinça (Brazil), Sançez (Kili), Jerkoviç (Jugosllavi), Albert (Hungari) dhe Ivanov (Bashkimi Sovjetik). Lojtari më i mirë i kampionatit u shpall Garinça i Brazilit. Favoritët kryesorë janë sërish brazilianët të cilët në fund do ti kënaqen fitores së dytë rresht të Kupës së Botës. Mungesa më e madhe e këtij botërori është Pele i cili dëmtohet që në takimin e parë ndaj Çekosllovakisë. Të papriturën e përbën në këtë botëror pikërisht Çekosllovakia e cila, ashtu si më 1938 arrin në fund, duke pasur si hero jo një portier si Planiçka, por një mesfushor si Mesopusti. Edhe një vend tjetër përfaqësues i futbollit “danubian” që bën pjesë në bllokun lindor, Jugosllavia, zë vendin e katërt, pasi mund në çerekfinale skuadrën e fortë të RF Gjermane që vinte në këtë botëror me letrat kredenciale të kampionatit të botës e të fituesit të vendit të katërt më 1954 dhe 1958. Dështojnë gjatë ndeshjeve në grupe Spanja, e përforcuar nga hungarezi Pushkash, i natyralizuar si spanjoll, Argjentina dhe në çerekfinale dhe Anglia. Finalja Brazil–Çekosllovaki ka vetëm një pikë kulmore, golin e çekut Meopust në 15 minutat e para. Vjen pastaj barazimi i shpejtë i Amarildos që zëvendëson Pelen. Po futbollistët hungarezë të drejtuar nga Vitlaçili, dinë të zënë shtigjet në kufijtë e zonës së rreptësisë. Por i tradhton pasiguria e portierit Shroif i cili i jep mundësi Zitos të shënojë golin e dytë. Pastaj një tjetër gabim i Shroifit dhe Vava shënon golin e tretë. Megjithatë Brazili e meriton plotësisht fitoren në këtë botëror, falë përvojës së mbrojtësve Xhelma e Nilton, që janë të dy së bashku 70 vjeç, po ende të sigurt së bashku me Mauron para portierit Xhilmar. Frymëzimi i Garrinçë në sulm, vrulli i Amarildos, pjekuria e Didit dhe zgjuarsia e Zagalos nuk janë pak për skuadrën dy herë Kampione të Botës. Botërori i Kilit do të mbahet mend si një kampionat i ashpër, por dhe si një Botëror me shumë pak interesim në Europë, për shkak të largësisë.

Rezultatet

 Uruguai–Kolumbi            2-1

B.Sovjetik–Jugosllavi      2-0

Jugosllavi–Uruguai   3-1

B. Sovjetik–Kolumbi 4-1

Jugosllavi–Kolumbi  5–0

Kili–Zvicër         3-1

Itali–RF Gjermane     0-0

Kili–Itali                    2-0

RF Gjermane–Zvicër 2–1

RF Gjermane–Kili            2-0

Itali–Zvicër         3–0

Brazil–Meksikë         2-0

Çekosllovaki–Spanjë 1-0

Brazil–Çekosllovaki  0-0

Spanjë–Meksikë        1-0

Brazil–Spanjë            2-1

Meksikë–Çekosllovaki     3–1

Argjentinë–Bullgari  1-0

Hungari–Angli          2-1

Angli–Argjentinë             3-1

Hungari–Argjentinë  0-0

Bullgari–Angli          0–0

Çerekfinalet

Kili–B. Sovjetik        2-0

Jugosllavi–RFGJ              1-0

Brazil–Angli              3-1

Çekosllovaki–Hungari     1–0

Gjysmëfinalet

Brazil–Kili          4-2

Çekosllovaki–Jugosllavi 3–1

Për vendin e 3 dhe 4

Kili–Jugosllavi          1–0

Finalja

Brazil–Çekosllovaki  3–1

Shënues: Masapusti (Ç) 15’, Amarildo (B) 17’, Zito (B) 69’, Vava (B) 78’

Gjyqtar: Latishev (B.S)

Brazili: Xhilmar, D. Santos, N. Santoa, Zito, Mauro, Zozimo, Garrinça, Didi, Vava, Amarildo, Zagalo

Çekosllovakia: Shroif, Tiki, Novak, Pluskal, Popluhar, Mesopust, Pospihal, Shrorer, Kvasnak, Kadraba, Jelinek

Përbërja simbolike e Botërorit 1962

 Xhilmari (Brazil), Xh. Santos (Brazil), Shnelinger (RFGJ), Zito (Brazil),Voronin (B.S), Masopust (çekosllovaki), Garrinça (Brazil), Haler (RFGJ), Amerildo (Brazil), Gento (Spanjë)

 Garrinça, “fluturaku” i Botërorit

 Manuel Francisko Dos Santos, i mbiquajtur Garrinça, përfaqëson një nga faqet më tërheqëse e disi përrallore të futbollit brazilian dhe botëror. Këmbëçalë në vitet e fëmijërisë, për shkak të sëmundjes së poliomelitit nis të luajë futboll më 1953 dhe pesë vjet më pas në radhët e Brazilit bëhet Kampion i Botës. Në Brazil ka simpatizues fanatikë si kur vesh fanellën e Botafogos, ashtu edhe të Korintiasit ose të Flamengos. Në kombëtare luan 41 herë duke përfshirë edhe botërorët e viteve 1958, 1962. Më 1966 kthehet i zhgënjyer nga Anglia, ku Brazili, fundoset pas humbjeve tragjike me Hungarinë dhe Portugalinë.

 Amarildo

Trajneri brazilian Moroera ndodhet përballë një të papriture aspak të këndshme kur sheh se pas dëmtimit në takimin me Çekosllovakinë, Pele nuk mund të luajë më. “Dublanti” gjendet menjëherë. Ky është Amarildo, i cili gjatë botërorit kilian shënon tri gola.

 Vladimir Beara

E nis karrierën e futbollistit shumë rastësisht me skuadrën e Hajdukut të Splitit por në harkun e dy viteve bëhet portieri i kombëtares jugosllave. Gjatë botërorit kilian është 34 vjeç e megjithatë nga portierët mbetet një nga portierët më të mirë të Kupës së Botës.

 Omari Sivori

Ka zhvilluar 18 ndeshje me përfaqësuesen e Argjentinë, ku ka shënuar 9 gola dhe 9 ndeshje me Kombëtaren italiane ku ja shënuar një gol më pak. Është lojtari më i mirë i Evropës më 1961. Në Itali 278 ndeshje duke shënuar 147 gola

 Alfredo Di Stefano

Në radhët e Realit të Madridit, ka fituar pesë kupa kampionësh dhe ka shënuar 49 gola. Në vitin 1957 dhe 1959 cilësohet futbollisti më i mirë i Evropës. Pasi merr nënshtetësinë spanjolle, zhvillon 23 takime me skuadrën përfaqësuese të Spanjës.

Klubi i famshëm anglez e konsideron portierin shqiptar si pasur i Tim Hauardit

 Everton në gjurmët e Thoma Strakoshës

 Thoma Strakosha, portieri shqiptar i Lacios U-21 në Itali është vënë në qendër të vëmendjes gjatë viteve të fundit për shkak të dominimit që po bën në gadishullin apenin. Mes të rinjve bardhekaltër, kandidatë për të pushtuar majat e futbollit europian është edhe portieri shqiptar, Tomas Strakosha, një pikë e palëvizshme në formacionin e trajnerit Simone Inxagi. Gardiani i kombëtares U-21 të Shqipërisë nuk ka munguar as në stolin e ekipit të parë duke hedhur kandidaturën për një post titullari në të ardhmen. Gjithsesi, për momentin ai mendon vetëm të punojë sa më shumë edhe pse ofertat në adresë të Lacios nuk mungojnë. Më e fundit vjen nga Premier League ku Everton po shfaq interes për të riun shqiptar. Trajneri Martinez synon ta aktivizojë si zëvendësues të titullarit Houard, duke e ditur se Everton do të luajë një sezon të ngjeshur për shkak të pjesëmarrjes edhe në Europa League. Strakosha ka një kontratë që e lidh me Lacion deri në vitin 2015, por klubi bardhekaltër dëshiron rinovimin për të mos e humbur me parametra zero në muajin janar.

 Xhaka

Granit Xhaka është ky një nga emrat që po përflitet më shumë në mediat italiane këto ditët e fundit. Edhe pse mesfushori kosovar që luan për kombëtaren e Zvicrës ende nuk ka vendosur nëse do të largohet nga Borusia Moenshengladbach për të marrë shërbimet e tij po shfaqin një interes të madh dy skuadra me emër në gadishullin Apenin sic janë Interi dhe Lacio.

 Del Bosque: “Brazili, favoriti numër 1”

 Është Brazili favoriti numër një në Botëror për Vicente del Bosken, jo sepse luan në shtëpi, por sepse ka një ekip të madh e të kompletuar. Trajneri i kombëtares spanjolle pohoi se edhe skuadra e tij ndodhet mes pretendentëve për trofeun më të rëndësishëm në futboll, teksa nënvizoi se është e pamundur që me listën e tij të bien të gjithë dakord. “Është Brazili favoriti kryesor sepse ka lojtarë të mirë dhe luan si ekip, por nuk do ta ketë të lehtë. Që në fillim parashikoj se brazilianët do të vendosen në vështirësi në takimin hapës me Kroacinë. Përsa na takon neve, jemi kampionët e fundit të botës dhe sigurisht që do të kërkojmë të mbrojmë titullin, por ka edhe pretendentë të tjerë si Gjermania, Holanda apo Italia”.

Nejmar: “Jam fëmijë para Peles”

 Në Brazil po presin me padurim startin e Kupës së Botës, ku sytë në vendin karioka do të jenë të drejtuar nga sulmuesi I Barcelonës Nejymar. 22-vjeçari do të veshë fanellën me numër 10, siç kanë bërë në të kaluarën lojtarë të mëdhenj si, Ziko, Ronaldinjo, Kaka apo i madhi Pele. Nejmar është gati ta mbajë mbi shpatulla këtë barrë të rëndë “Për mua është një nder I madh që krahasohem me një futbollist të jashtëzakonshëm si Pele. Por ai është mbreti i futbollit, kurse unë jam thjesht një djalosh që dëshiron të luajë futboll”.