Bota e futbollit në ankth, trajneri i Serisë A në gjendje të rëndë shëndetësore

575
Sigal

Futbolli italian është zgjuar në ankth pas lajmeve jo të mira shëndetësore për trajnerin e Bolonjës, Sinisha Mihajloviç.

Ky është një lajm shumë i keq që ka prekur të gjithë botën e futbollit.

Gazeta italiane “Corriere Dello Sport” hapet me lajmin, se mesditën e sotme trajneri dhe stafi i klubit të Bolonjas do të dalin në një konferencë ku do të shpjegojnë gjithçka rreth shëndetit dhe të ardhmes së trajnerit.

Mihajloviç nuk do të jetë në gjendje për një kohë të gjatë që të trajnojë.

Trajneri i ka alarmuar të gjithë, nuk iu bashkua skuadrës ditën e enjte pasi ishte me ethe.

Shkaku i sëmundjes nuk dihet ende dhe pritet që Mihajloviç ta shpjegojë gjatë konferencës se çfarë po e detyron të lërë trajningun.