Sigal

Juventus është një “makineri” e pandalshme në Seria A. Kampionët e Italisë fituan 3-0 në transfertën ndaj Fiorentinës, një duel që pritej të ishte më i vështirë seç rezultoi në fushë. Skuadra e Allegri dominoi në 45 minutat e para, por gjeti rrugën e rrjetës vetëm në minutën e 31-të me Rodrigo Bentacur, i cili me një veprim të bukur arriti që t’i shmangej dy mbrojtësve dhe më pas me të majtën mposhti portierin Lafont duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi. Bardhezintjë humbën edhe mundësi të tjera shënimi, por pjesa e parë u mbyll në avantazhin minimal.

Fillimi i fraksionit të dytë ishte më i mirë për ekipin e Piolit që i afrohen në disa raste golit me Chiesa-n, Gerson dhe Simeonen. Juventus ndërkohë është cinike dhe godet sërish vendasit. Në minutën e 69-të, Georgio Chiellini shënoi golin e dytë, pas një goditje me të djathtën brenda zonës, ndërkohë që Ronaldo nuk e preku në fund. Ky gol i dha një goditje të rëndë Fiorentinës, që humbet toruan në fushën e lojës. Në minutën e 79-të, Juventusi fitoi një penallti pas një prekje të topit me dorë brenda zonës. Nga pika e bardhë shkoi Cristiano Ronaldo, i cili nuk arriti që të kompletonte ëndrrën e Lafont, i cili ëndërronte një pritje ndaj portugezit. Për Ronaldon ky ishte goli i 10-të në këtë sezon në Seria A dhe i 11-i në total.

Juventus me këtë sukses ruan kreun e renditjes me 42 pikë, 11 më shumë se Napoli që luan të hënën ndaj Atalantës.