Dr. Ina Zhupa kundër Kryemadhit: Erion Veliaj është lavatriçe e pastrimit të parave, qytetarët s’kanë nevojë për qofte dhe tallava!

619
Sigal

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka komentuar qëndrimin e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila tha se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka punuar për Tiranën.

Zhupa u shpreh se ajo në këtë rast nuk ndan të njëjtin qëndrim me Kryemadhin, pasi sipas saj Veliaj ka punuar vetëm për interesat e tij personale, dhe të Edi Ramës, duke i lënë qytetarët pas dore.

Zhupa shton se Veliaj merr vendime pa u konsultuar me Këshillin Bashkiak të Tiranës, dhe në rast se i jepet më shumë pushtet ai do të jetë më i rrezikshëm dhe se Edi Rama.

‘’Unë këtu po them mendimin tim personal këtu, por fronti opozitar nuk ndan bashkë çdo qëndrim, pasi ende nuk është një aleancë zgjedhore. Ne kemi pasur dhe dallimet tona në qëndrime, ashtu siç ndodhi edhe në datën 29 Nëntor. 

Opozita është e bashkuar në një front kundër qeverisë Edi Rama, kundër krimit në politik, për dekreminalizimin e zgjedhjeve, dhe për çështje të tjera madhore në qeverisjen e vendit. Unë ndaj të njëjtin mendim me zotin Manjani, po me dallimin se unë kam votuar për Halim Kosovën, dhe jo Veliajn që ka votuar Manjani.

 Veliaj ka punuar shumë mirë për interesin e tij personal, si një lavatriçe për pastrimin e parave, për të shkatërruar habitatin e gjelbër të Tiuranës, dhe ka punuar në kurriz të banorëve që duan të jetojnë mirë në Tiranë, dhe të mos e kenë fokusin te qoftet dhe te tallavaja për tre muaj. 

Çdo banor paguan më shumë taksa për Erion Veliaj. Është kryebashkiaku më i keq qeverisës për qytetin e Tiranës. PD ka mbajtur një qëndrim konstant për Erion Veliajn, ndryshe nga LSI që ka bërë dikur fushatë për të dhe ndoshta i duhet një kohë e caktuar për të reflektuar.

Çdo ditë nëse bën një deklaratë nga Erion Veliaj, unë do të nxjerr të kundërtën e fakteve të tij. Për një dëgjesë që tha se ishte me banorët e Astirit, në fakt e bëri mbledhjen me policët e bashkisë, po ashtu ndodhi me luksin që pasqyroi me banesat sociale. 

Kur është mbledhur Këshilli Bashkiak i Tiranës, që të vendosë se kush do të përfitojë banesat sociale? Erioni është administratori në ikje i përkohshëm i Bashkisë së Tiranës. Të na thojë ku është vendimi i këshillit bashkiak për heqjen e shqiponjës. 

Ka dëshirë Veliaj ti merr banesë sociale, ska dëshirë ai ti nuk merr. Nëse i jep më shumë pushtet atij njeriu do të jetë më i rrezikshëm dhe se Edi Rama”, u shpreh Zhupa.