Barcelona mposhtet nga Shaktar Donetsk, goli i Sikan “fundos” katalanasit

52
Sigal

Skuadra e Barcelonës është mundur nga Shaktar Donetsk me rezultatin minimal 1-0 në sfidën e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League.

Golin vendimtar të takimit e shënoi lojtari Sikan në pjesën e parë në minutën e 40′.

Xavi në marshin e dytë të lojës bëri mjaft zëvëndësime duke futur në lojë Pedri, Joao Felix, Yamal dhe Balde. Por këta emra nuk arritën ta kthenin rezultatin. Në fund u fut dhe sulmuesi i ri Fermin Lopez, megjithatë ukrainasit mundën të ruajnë rezultatin dhe të dalin me pikë të plota nga kjo ndeshje.

Pavarësisht humbjes, Barça mbetet e para në grup me 9 pikë, por duhet të pres ndeshjen e Portos në mbrëmje ndaj Antwerp, pasi mund të kemi dy ekipe kryesuese me pikë të barabarta.